Extra Big Brother BB7: Arditi mban premtimin, për puthjen e radhës

BB7: Arditi mban premtimin, për puthjen e radhës

327
2
SHPËRNDAJE

puthaj-1`-14.4Juliana lan enët, e vetme në kuzhinë. Më pas, ajo del në oborr të pijë cigare, duke iu afruar Arditit. Ajo i kërkon me shenjë çakmakun dhe të dy pinë cigare, pa folur. Të dy mezi e mbajnë të qeshurën, por asnjëri nuk flet. Derisa të dy shpërthejnë në të qeshura, me sjelljen e tyre.

Juliana ngacmon Arditin, ndërsa ai e përqafon fort dhe fillon ta puthë plot pasion. Juliana mundohet ta shmangë, por ai e shtrëngon akoma më shumë pas vetës, duke mos ndalur së puthuri. Juliana e sheh çuditshëm, teksa Arditi e pyet se çfarë ka. “Turp, se ka njerëz që na shohin”, thotë Juliana. Arditi qesh me fjalët e saj, duke e pyetur se për kë ka turp. Ai kthehet me kurriz dhe mundohet të fshehë Julianën, si për ta ruajtur nëse ndonjë prej banorëve zgjohet dhe i sheh bashkë.

Arditi sqaron Julianën se është trembur kur ajo ka hyrë në dhomë, pasi mendoi se mund të penalizohej. Juliana tregon se ajo mund të hyjë në dhomë të marrë rrobat e saj, por nuk duhet të qëndrojë gjatë dhe as të ulet nëpër krevate. Më pas ata futen në dhomën e ndenjies, teksa Arditi e përqafon dhe e puth vazhdimisht në ballë.

Juliana shkon sërish në kuzhinë, të vazhdojë larjen e enëve. Ndërsa Arditi i rregullon rrobat tek kolltuku në sallon, ku Juliana është e detyruar tërë javën të flejë vetëm. Arditi i ka premtuar Julianës se do ta puthë çdo natë. Sa herë banorët e tjerë janë në gjumë, ai përfiton nga rasti të puth Julianën dhe t’i tregojë se ai e mban premtimin e dhënë.

14 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)

 

  • ilo

    po kujt i duhet ky lajm dhe cfare efekti jep ne shoqeri

  • ilo

    te lumte ilo ata atje te degjeneruar jane te gjithe