Extra Big Brother BB7: Ardit-Juliana sqarojnë raportin mes tyre; Arditi: “Rëndësi ka të jemi bashkë”

BB7: Ardit-Juliana sqarojnë raportin mes tyre; Arditi: “Rëndësi ka të jemi bashkë”

282
0
SHPËRNDAJE

ardit-juli-puthje-16.4Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë, Juliana dhe Arditi qëndrojnë zgjuar në dhomën e ndenjies. Ata shkëmbejnë vazhdimisht puthje plot pasion. “Nuk ngopem me puthjet e tua”, i thotë Juliana Arditit. Teksa puthen vazhdimisht, ata ruhet se mos i shikojnë banorët e tjerë, duke ngacmuar njëri-tjetrin.

Arditi e ledhaton dhe e përkëdhel tërë kohës, ndërsa Juliana rri mendueshëm. Arditi e pyet se çfarë po mendon. Juliana i thotë se po mendon se çfarë janë ata të dy. Më pas biseda e të dyve, kalon tek raporti që janë krijuar mes tyre. Arditi e pyet nëse ata të dy janë bashkë, në kuptimin të lidhur, por Julianës nuk i pëlqen kjo fjalë. “Vëri çfarë fjale të duash ti, rëndësi ka të jemi mirë bashkë”, i thotë Arditi. Juliana ia kthen: “Unë kam frikë nga fjala lidhje, por them t’ia lemë kohës.

Arditi e pyet nëse nuk e pëlqen marrëdhënien e tyre, ndërsa Juliana shprehet se ka frikë, por sigurisht që e pëlqen. Ai e sqaron për të disatën herë, se atij nuk i intereson e kaluara e Julianës dhe e këshillon të shijojnë raportin e tyre.
“Jemi këtu brenda. As nuk të kam pyetur, as nuk më intereson çfarë ka ndodhur më parë. Beson se ke për të gjetur një mashkull tjetër, që ta thotë këtë fjalë?”, pyet Arditi, Julianën. Duke marrë shkas nga hezitimi i Julianës, Arditi e këshillon. Ai i thotë të jetojë të tashmen dhe mos të mendojë se çfarë do të ndodhë më vonë, derisa të rrjedhin vetë ngjarjet. “Duke menduar çfarë do ndodhë nesër, ti ia prish vetes planet”, thotë Arditi. Ai i i thotë se ka shumë gjëra të bukura që ata do t’i shijojnë brenda dhe më pas jashtë shtëpisë.

Juliana uron që ditëlindjen e saj ta festojnë në shtëpi, pasi e ka dy ditë para finales. Arditi i thotë se kjo është fjalia më e bukur që ka dëgjuar nga ajo.

16 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)