Extra Big Brother BB7: Katerina: “Nevila më zhgënjeu”; Arditi-Juliana luajnë sëbashku

BB7: Katerina: “Nevila më zhgënjeu”; Arditi-Juliana luajnë sëbashku

509
0
SHPËRNDAJE

kati-x-nevin-16.4Arditi dhe Katerina flasin në dhomën e ndenjies, për debatet e ndodhura gjatë ditës në shtëpi.

Katerina ka debatuar sërish me Fatjonin, Matildën, Jonën dhe Visarin. Ajo shprehet se pas debateve ka kuptuar akoma më mirë sesi funksionojnë situatat. Katerina rrëfen se është zhgënjyer shumë nga sjellja e Nevilës, pasi e ka sulmuar gjatë debatit me Fatjonin, duke mbrojtur atë. “E kupton sa ofendim i rëndë ka qenë. Më tha ma ke shpifur me atë gjest dhe ky mendim ka dalë nga Nevila”, tregon Katerina.

Ajo thotë nuk e priste reagimin e Nevilës dhe dëshiron që Arditi mos ta zhgënjejë kurrë. Arditi e pyet nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë. Ai i thotë se ajo është sqaruar me Nevilën, prandaj nuk ka pse flet kështu. Katerina thotë se është sqaruar, por nuk i ka ikur zhgënjimi nga Nevila. “Unë fal por nuk harroj”, thotë ajo. Katerina vazhdon me idenë e saj, se do të dalë ajo të premten.

Më pas Arditi kujdeset për Julianën, pasi ka vrarë këmbën duke luajtur, gjatë prova javore. Ai i përgatit akull, ndërsa Katerina i kërkon t’i bëjë çaj. Arditi thotë se ka vetëm dy duar.

Juliana dhe Arditi ngacmohen dhe luajnë gjatë me njeri-tjetrin në kuzhinë. Juliana e ngacmon dhe e gjuan me shaka, ndërsa Arditi thërret “policinë” për ndihmë. “Më keni gjetur të butë”, i thotë ai, Julianës. Arditi i vë akull Julianës tek këmba e varë, për t’ia qetësuar. Ajo vazhdon sërish ta ngacmojë dhe mes të dyve krijohet një situatë gazmore. Katerina ndërhyn herë pas herë, me batutat e saj.

16 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)