Extra Big Brother BB7: Matilda dhe Fatjoni në dilemë për marrëdhëniet intime…

BB7: Matilda dhe Fatjoni në dilemë për marrëdhëniet intime…

707
0
SHPËRNDAJE

mati-fati-puthje-163.4Fatjoni dhe Matilda shkëmbejnë puthje dhe përqafime plot dashuri. Të shtrirë pranë njëri-tjetrit, ata shkëmbejnë biseda të ndryshme.

Në një moment Fatjoni i thotë Matildës se ka diçka për t’i shprehur. “Sa më shumë femrat njoh, akoma më shumë të dua ty”, i rrëfen ai gruas së tij, duke e parë në sy. Matilda e pëlqen shumë këtë rrëfimi, por e ngacmon. “Duhet të vije këtu, që të kuptoje vlerat e mia. Apo doje të siguroheshe?”, e pyet ajo me pak ironi. Fatjoni shprehet se ai ka nëntë vite, që është i sigurt për vlerat që ajo mbart si person. Matilda rrëfen se e ka shumë të vështirë që të shprehë ndjenjat dhe mendimet e saj. Ajo shprehet se shumë gjëra rreth marrëdhënies së tyre, dëshiron t’i mbajnë vetëm për vete dhe jo t’i ndajnë me banorët e tjerë.

Çifti më pas diskuton për marrëdhënien intime mes tyre. “Nuk dua ta ndaj me asnjë intimitetin tonë”, thotë Matilda, ndërsa Fatjoni i thotë se mbase një ditë ndërron mendje. Matilda shprehet se edhe pse ekziston dëshira e madhe për të pasur intimitet, e ka shumë të sikletshme idenë se është e ndjekur nga kamera, apo ka pranë banorë të tjerë. Ajo dyshon se mbase publiku nuk e pëlqen intimitetin e tyre. “Deri tani mund të durojmë, më vonë nëse vjen një moment do them, a ia vlen të durojmë”, thotë Matilda duke qeshur. Ajo shprehet se mashkulli e ka më të vështirë të rezistojë pa kryer marrëdhënie intime, por pranon se edhe ajo nuk e ka të thjeshtë të durojë. Matilda thotë se nuk e besonte që Fatjoni do rezistonte aq shumë pa intimitet. Fatjoni shprehet se kjo gjë është një provë dashurie. Ai hedh idenë që ata të kryejnë marrëdhënie poshtë jorganit, por Matilda thotë se sërish kuptohet. Ajo thotë se ka banorë të tjerë, që mund të kenë kryer marrëdhënie, por nuk përmend emra.

“Kjo është prova më e vështirë e jetës time”, thotë Matilda. Ajo shprehet se nuk e ka problem izolimin në shtëpi, por të gjithë vështirësinë e ka kur vjen nata. Çifti shkëmben gjatë puthje të zjarrta, por janë ende në dileme për të kryer marrëdhënie intime, apo jo…

16 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)