Extra Big Brother BB7: Meridiani: “Nuk jam në asnjë grup”, Jona-Matilda: “Duhet të pozicionohesh”

BB7: Meridiani: “Nuk jam në asnjë grup”, Jona-Matilda: “Duhet të pozicionohesh”

175
SHPËRNDAJE

jona-meri-x-grupet-16.4Matilda, Visari, Jona dhe Fatjoni flasin për banorët e tjerë, në veçanti për Arditin. Visari dhe Jona komentojnë faktin që Arditi nuk ka bagazh të bëjë debate dhe madje nuk di as të bëj pyetje.

Meridiani vjen në dhomë, duke i akuzuar se ata kanë krijuar grup dhe rrinë gjithë ditën duke bërë thashetheme. Jona shprehet se të gjithë shqiptarët komentojnë situatat dhe bëjnë thashetheme. Jona pranon se në shtëpi ka dy grupe, një grup është dhoma e saj dhe grupi tjetër dhoma e Arditit. Meridiani thotë se nuk është pjesë e asnjë grupi. Jona i thotë se ai është asnjanës, ndërsa Matilda këshillon Meridianin të pozicionohet në shtëpi. Meridiani thotë se do të bëjë debate me të gjithë, kurse Jona shprehet se ai nuk merr pjesë në asnjë debat. Ajo i kërkon debatet e krijuara së fundi në shtëpi, ku ai nuk ka folur dhe nuk ka dhënë mendimin e tij në shtëpi. Meridiani thotë se kur hynte nëpër debate të mbronte Esidën dhe Eraldin, mendon se ka ndikuar për keq.

Meridiani thotë se ai e ka arritur qëllimin e tij, sepse është shumë i lumtur që ka arritur dhe deri aty, me qëndrimin në shtëpi. Jona e akuzon se pozicioni i tij është të rrijë urtë dhe të gatuajë. Meridiani thotë se Donaldi me daljen e tij na dha një mësim, prandaj ai nuk debaton për tema që i duken banale. Ai i thotë Jonës se publiku është ai që vendosë, pasi ai shikon gjithçka. Meridiani është i mendimit që nuk është mirë të debatosh çdo minuta për biseda pa vlerë. Matilda mbron veten e saj, duke thënë se ajo do të debatojë sa herë nuk i pëlqen, apo e ngacmojnë. Ajo pranon se është shumë ironike dhe flet tërë kohës me ironi.

16 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)