Extra Big Brother “Ndahet çifti në Big Brother”

“Ndahet çifti në Big Brother”

181
0
SHPËRNDAJE

Fatjoni lë aventurën e tij në shtëpinë e “Big Brother”, duke lënë gjysmën e tij brenda saj. Jona tregoi historinë e trishtë të humbjes së fejuarit në një aksident rrugor

Big BrotherFatjoni u largua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother”, duke lënë brenda gjysmën e tij, Matildën. Çifti tashmë më i famshëm në vend është ndarë mes lotësh e puthjesh. Nata e mbrëmshme ka qenë fundi i aventurës së Fatjonit, bashkë me bashkëshorten në shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë javës që shkoi, Fatjoni ka qenë në qendër të debateve me vajzat sidomos me Xhulin, e cila tha se Fatjoni e kishte ngacmuar. Nuk kanë munguar surprizat në spektaklin e mbrëmshëm në “Big Brother”. Tashmë loja mes banorëve në shtëpi ka filluar të bëhet më interesante. Banorët dukeshin dje më të bukur, falë kujdesit që “Dikson Color” me qendër në Durrës kishte bërë për pamjen e tyre. I ftuar në spektakël për të treguar javën e tij të parë jashtë shtëpisë ka qenë Donaldi. “Kam reflektuar pak në lidhje me vendimin që mora, e nuk jam pishman që dola. Nuk e mendova që do të dilja. Ishte diçka që më erdhi spontane”, – tha ai. Pyetjes së Arbanës nëse do të kthehej pas, a do të hynte sërish brenda shtëpisë, ai tha se “sërish do ta bënte nëse do t’i jepej mundësia”. Vlerësim mbi figurën e Donaldit dha edhe opinionisti Armand Peza, duke thënë se Dolandi me heshtjen e tij tregoi shumë gjëra. Një klip me momentet më të bukura mes banorëve ka sjellë komente mes tyre. Arbana u tha “se ata duken të çmendur” në klip. Sipas Meridianit ata po kënaqen shumë gjatë qëndrimit në shtëpi duke bërë çmenduri. Klipi ku djemtë ishin të veshur si vajza solli humor mes banorëve. Djemtë qeshnin kur shihnin veten, të transformuar në femra. Arbana pyeti banorët për performancën e tyre. Valeri u shpreh se femrat i sfiduan. Ai tha se edhe banorët e kanë përgëzuar për këmbët e bukura. Arbana pyeti vajzat se cilët nga djemtë e transformuar si vajza ishte më i bukur. Shumica e tyre tha se ishte Valeri. Ajo e quajti “vajza e shtëpisë”. Valeri e pranoi titullin e Vëllait të Madh duke shkaktuar të qeshura te banorët. Një histori trishtuese ka qenë mbrëmë rrëfimi i Jonës. Ajo tregoi humbjen e të dashurit të zemrës disa vite më parë, Arditit. Disa vite më parë ajo kishte humbur edhe babain. Por humbja e të fejuarit gjatë një aksidenti kur ishin bashkë në makinë, ishte më e rënda për të. Në një rrëfim që ajo kishte bërë për Vëllain e Madh dhe për banorët, publiku ka mësuar historinë e ndjerë të jetës së saj. Zarfi i kuq i futur në shtëpi dje nga Vëllai i Madh ishte për Jonën. Një poezi dashurie ishte shkruar aty, e shkruar nga vetë Jona, kushtuar ish të fejuarit të saj. Jona tregoi se sa shumë i mungonte në këto dy vjet që ai nuk ishte më. “Kam engjëllin tim diku”, tha ajo. “Eci, zgjohem e mendoj se do të jetoj për të, jetën që ai nuk e bëri dot. Ai më jep forcë”, tha Jona mes lotësh. Vëllai i Madh i kishte rezervuar Jonës një surprizë duke i sjellë “dhomën” e saj në “Big Brother”. Një sirtar i tërë ishte i mbushur me sendet e lëna pas nga Arditi. Ora e tij, fotot bashkë… “Arditi më mungon në çdo sekondë, çdo gjë që bëj këtu brenda mendoj se si do të mendonte ai. Ishte ai që më këshillonte për gjithçka. Unë nuk merrja dot frymë pa Arditin…”, – tha ajo. Jona u kthye në shtëpinë e “Big Brother” duke marrë me vete orën e Arditit.