Extra Big Brother Lori lë shtëpinë e “Big Brother” tri javë para finales

Lori lë shtëpinë e “Big Brother” tri javë para finales

367
0
SHPËRNDAJE

E ëma i kërkon falje Julianës për fejesën me mblesëri

Lori pasi doli nga biguBanori i radhës që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother”, është Lori, e cila rezultoi se kishte marrë më pak vota nga publiku në krahasim me Jonën. Vetëm tri javë para finales së madhe, ku do të shpallet fituesi i 100 milionë lekëve, loja po fillon të bëhet më e “ashpër” mes banorëve që kanë mbetur në lojë. Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë munguar as debatet dhe surprizat. Në qendër të debateve dhe diskutimeve ishte lidhja e Arditit me Julianën. Banorët kanë dyshuar nëse lidhja e tyre është e vërtetë, apo është vetëm për lojë. Nëpërmjet një klipi, ku në qendër është Jona duke debatuar për lidhjen Ardit-Juliana, shfaqet Juliana, e cila u mërzit gjatë javës për dyshimet e banorëve dhe i mbajti qëndrim të ftohtë, Arditit, Lorit dhe Nevilës. Juliana i beson ndjenjës së tij, sepse Arditi ka bërë më shumë që lidhja e tyre të funksionojë. Në lidhje me këtë situatë, opinionisti shprehet se është e dukshme se lideri në shtëpi është Arditi, sepse të gjitha situatat rrotullohen tek ai. Mandi përmend marrëdhënien e Arditit me vajzat. Surprizat dje ishin rezervuar për dy vajzat, të cilat janë përfolur për lidhjet e tyre që kanë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother”, Lorit dhe Julianës. Në shtëpi u fut mamaja e Xhulit, e cila u përball me vajzën e saj. Mes lotësh dhe përqafimesh, Xhuli nëpërmjet një klipi rrëfen fejesën e saj me mblesëri, për të cilën e ëma i ka kërkuar falje. Ajo thotë se Juliana do t’i marrë vetë vendimet për jetën e saj, duke i kërkuar falje për dhimbjen që i kanë shkaktuar. Surpriza e dytë ishte dhe takimi i Lorit me nënën e saj për shkak të mosmbajtjes së premtimit që Lori i ka bërë para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother”. Mamaja e Lorit thotë se Lori nuk e mbajti premtimin e dhënë, por ajo e mbështet për gjithçka. Ndërsa, për sa i përket lidhjes me Visarin ajo shprehet; “Ishte vendimi i saj, Lori vendos vetë”. Ajo tregon mbështetje ndaj vendimit të Lorit, sepse vendimet i merr vetë. Lori flet me mamanë e saj, duke thënë se mbaroi historia e saj me Visarin. Lori thotë se çdo gjë e ka ndier dhe nuk e ka bërë për lojë. Ajo i tregon mamasë se nuk ka bërë asgjë të qëllimshme ndaj Visarit. Lori qartëson se ka përmendur emrin e një shoku, duke thënë se nuk kanë asgjë bashkë. Ajo thotë se nuk ka dashur ta përmendë, por kur ka folur për të është ndier më e lehtësuar. Një puthje që është shkëmbyer mes Valerit dhe Katerinës ka ngjallur debate te banorët, ku vetë Katerina i është drejtuar Valerit se “familja duhet të jetë shumë e shtrenjtë dhe jo ta tradhtojë si ai”. Replika janë shkëmbyer edhe mes banorëve në spektakël, Fajtonit, Matildës dhe Katerinës, ku Fatjoni i është drejtuar kësaj të fundit se “nuk do t’ia hidhte asnjëherë sytë”. Në fund të mbrëmjes u bënë edhe nominimet e radhës mes banorëve.