Extra Big Brother Përfundon aventura për Enkelejdin, dy javë para finales

Përfundon aventura për Enkelejdin, dy javë para finales

575
SHPËRNDAJE

Spektakli i mbrëmshëm ishte plot me surpriza. Nevila tregon historinë e dhembshme të jetës së saj. “Do të doja që nëna të ishte sot këtu… dhe dua t’i jap një mundësi marrëdhënies me të”, tha ajo… 

Emocionet kanë qenë të forta për disa prej banorëve gjatë spektaklit të mbrëmshëm “Big Brother Albania” në “Top Channel”. Spektakli nisi me leximin e letrave që banorët kishin shkruar mbi eksperiencën brenda, por edhe mendimet për njëri-tjetrin. Enkelejdi duhet të lexonte letrën e Valerit, por nuk i kuptonte shkrimin, kështu që Valeri e lexoi vetë letrën e tij. I prekur nga fjalët që ka përcjellë në të, Valeri e lexoi letrën mes emocionesh. Pastaj me radhë banorët e tjerë kanë lexuar letrat e njëri-tjetrit.

Surprizë për Visarin

EnkelejdiVëllai i Madh ka suprimuar mbrëmë Visarin. Përmes një klipi, Visari ka treguar historinë e familjes së tij. “Prindërit kanë bërë shumë për ne fëmijët”, tha ai. I prekur nga ky rrëfim në video, Arbana e ftoi atë në dhomën e rrëfimit për t’i thënë se i kishte ardhur një letër. I përlotur Visari tha se është një letër prej motrës. “Të ndjek çdo ditë e më bën të qesh sikur jemi bashkë. Gjithmonë më ke bërë krenare që jam motra jote dhe gjithmonë do të kem të preferuarin tim, ndaj vazhdo të jesh vetvetja, duke treguar vlerat e tua shoqërore e njerëzore. Kënaqu në maksimum, unë do të jem përkrah teje”, i shkruante ajo në letër. Motra e Visarit jeton në Gjermani, ndaj kjo letër ishte një surprizë prekëse për të, pasi i mungonte shumë. Por surpriza për Visarin ka vazhduar. Vëllai i Madh, përmes një klipi, i dha një mesazh të prindërve. Mamaja i tha “se i mungojnë përqafimet e tij, dhe se e ka marrë shumë malli për të”. Të njëjtat fjalë malli i tha dhe i ati.

Nevila, vajza që doli nga ëndrra

“Doja të mendoja për veten time”, kështu u shpreh Nevila teksa tregoi arsyen përse donte të ishte pjesë e “Big Brother”. Ajo tregoi se familja nuk donte që ajo të ishte pjesë e këtij programi, megjithatë kishte dëgjuar veten dhe ëndrrën dhe kishte hyrë në “Big Brother”. Përmes një video, publiku ka dëgjuar dje historinë e trishtë të jetës së Nevilës të rritur nëpër shtëpi fëmijësh, deri sa mbërriti në fshatin SOS. “Sa herë kam diçka shkruaj… jeta ime është shumë e dhembshme, me shumë brenga…”, tha Nevila. Kur ishte njëmuajshe ajo humbi babanë dhe vetëm pak muaj më vonë u braktis nga nëna. “Babai më mungon shumë, edhe pse nuk e kam parë asnjëherë. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë e ndiej mungesën”, tha ajo, duke treguar se donte ta shihte të paktën si imazh në ëndërr. Nevila ka jetuar ca kohë në shtëpinë e fëmijës në Durrës, më pas në Shkodër, deri sa mbërriti në fshatin SOS bashkë me motrat dhe vëllezërit. Halla ka qenë një njeri i rëndësishëm në jetën e saj, e cila e ka ndjekur kudo duke u kujdesur për të, motrat dhe vëllezërit. Nevila tregoi se nënë për të ka qenë kujdestarja në fshatin SOS, Suzana Gega, e më pas nënë Moza. Pjesa më e bukur në jetën e saj, ishte kur takoi gjyshen. I dukej aq e pabesueshme sa i puthte këmbët. Kur Arbana e pyeti se ku e gjen forcën që të jetë aq e mirë me të tjerët me këtë jetë kaq të trishtë, ajo u shpreh se “duke ndier mungesën e dashurisë, nuk dua që të tjerët ta ndiejnë atë mungesë që unë e kam pasur”. Nevila përjetoi emocione të mëdha dje, duke takuar brenda shtëpisë së “Big Brother” nënë Mozën dhe hallën. “Nuk do ta harroj kurrë kur ka ardhur Nevila në fshatin SOS. Dukej sikur kërkonte diçka, si ai zogu që kërkon nënën e vet. Takimi me motrat ishte emocionuese, pasi ato e kishin parë që nëntëmuajshe. Kur e shoh Nevilën në “Big Brother”, jam krenare për sjelljen e saj”, tha nënë Zana. “Jemi krenare për Nevilën”, tha halla e saj. Nuk ka munguar dje për Nevilën dhe një mesazh nga gjyshja. Teksa tregoi historinë e dhembshme të ndarjes me fëmijët, pasi i dërgoi për edukim e rritje në Tiranë, ajo tha se “nënën e ka marrë malli shumë për Nevilën, dhe e puth me dorë sa herë e shoh në televizor. E kaloftë zemrën dhe jetën në behar”. Emocionues ka qenë dhe klipi ku Nevila fliste për nënën. Ajo e kishte takuar atë këtë verë, pas 20 vitesh. “Fakti që kishte jetuar larg, ishte kthyer në një person të urryer për mua. Nuk u preka nga ai takim, nuk e dija ç’ndieja. Ajo ndenji dy javë, e më pas iku. Kur iku u mërzita”, tha Nevila. Ajo tregoi se do të donte që nëna të kishte qenë dje surpriza e saj. Por, pavarësisht vendimit të saj, Nevila tha se do të donte t’i jepte një mundësi të re marrëdhënies me nënën. “Më ka munguar për vite të tëra, por nuk është kurrë vonë”, tha ajo.

Jona flet me familjen

Përmes një klipi, Jona tregoi mungesën e familjarëve. “Gjithnjë kam qenë ajo kokëkrisura në shtëpi. Nuk e di si mund t’u jem dukur unë këtu”, tregoi Jona, e cila nuk ishte e sigurt se çfarë mendonin motrat e saj dhe prindërit për veprimet brenda në “Big Brother”. Motrat i dhanë një mesazh përmes një letre. “Ti je mjaft e fortë, se jeta të ka mësuar shumë gjëra. Unë do të dua fort, pavarësisht shumë gjëje. Mendoj se fjalët e babit i ke në mendje, por unë dua t’i përsërit: ‘durimi është arma më e fortë për të kapërcyer gjithçka’”, i tha njëra nga motrat.

Tjetra i kujtoi kohët kur familja ishte e bashkuar. “Asgjë nuk na ndan, ashtu si në ato ditë do të jemi gjithë jetën, pasi na ka bashkuar dashuria. Je krenaria ime e familjes, e nuk duam të shohim lot në sytë e tu”, i tha tjetra. Një tjetër mesazh asaj i erdhi dhe nga Juxhini, nipi i saj nga Nju Jorku.