Extra Big Brother Visari dhe Mikela nuk e prekin finalen

Visari dhe Mikela nuk e prekin finalen

588
1
SHPËRNDAJE

Jona, Juliana, Meridiani, Nevila, Valeri dhe Arditi janë finalistët e edicionit të shtatë të “Big Brother Albania”

Visari dhe Mikela nuk kanë mundur ta prekin finalen e edicionit të shtatë të “Big Brother Albania”, duke lënë shtëpinë një javë para mbrëmjes së madhe. Ka qenë Mikela ajo që ka lënë e para shtëpinë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, e më pas, ka dalë Visari, pas një eliminimi të dytë… “E prisja, pasi përballjen me Valerin nuk do të doja ta kisha pasur”, tha Mikela kur Arbana e pyeti nëse e priste se do të dilte. “Ka qenë një sfidë përballja ime brenda shtëpisë. Isha përballë disa ndryshimeve në jetën time dhe në nivel personal, mendoj se ia kam dalë, nuk do të bëja asgjë ndryshe”, tha ajo.

Spektaklit të mbrëmshëm nuk i kanë munguar surprizat për banorët. Valeri ka mundur të takohet pas kaq javësh mungesë djalin e tij Dario. Dario kishte hyrë në shtëpi dhe po luante “hapadollapa”, kur e gjen Valeri. Një takim emocionues për Valerin me të birin, me përqafime dhe puthje. Valeri u takua me të birin pasi “Vëllai i Madh”, nëpërmjet një klipi, tregoi një rrëfim të Valerit, për humbjen e vëllait kur ishte 17 vjeç. Kjo humbje ka lënë një dhimbje të papërshkrueshme te prindërit e tij dhe tek ai. Valeri tregoi se sa herë kujton dhe flet për humbjen e vëllait, përjeton të njëjtat ndjesi. Mes lotësh, ai tregoi se që kur ishte fëmijë, kishte shprehur mbështetjen për prindërit pas kësaj humbjeje. Ai tregoi se kur ishte fëmijë kishte pasur një aksident me rrymë elektrike. Ai tregoi se nuk e mbante mirë mend se si ka ndodhur ngjarja, por mamaja e tij e ka përjetuar gjatë skenën. Mamaja ishte afruar për ta shpëtuar… Valeri tregoi se kur ka shpëtuar, është përmendur dhe ka parë duart e tij të djegura. Emocionues ka qenë dhe rrëfimi i Arditit për familjen e tij. Ai tregoi një histori bamirësie, ku prindërit e tij kanë bashkuar një djalë me nënën që e kishte braktisur prej vitesh. Pikërisht këtu kishin nisur dhe vështirësitë në jetën e prindërve, pasi gruaja që ata ndihmuan i ftoi në Greqi, por më pas nuk i ndihmoi me asgjë atje. Arditi tha se ka punuar që i vogël për të ndihmuar prindërit, deri në momentin që është kthyer në Shqipëri, duke mos i dëgjuar këshillat e tyre. Ky kthim e ka përballur atë me shumë vështirësi… E teksa përfundoi këtë rrëfim, “Vëllai i Madh” i kishte sjellë prindërit surprizë në shtëpi. Një takim emocionues për Arditin, i cili tha se prindërit ishin pika e tij e dobët. Arbana e pyeti mamanë e Arditit për Julianën. “Xhuli është e bukura e botës, por Arditi është më i miri”, tha ajo. Mbrëmë surprizë ka pasur edhe Mikela para eliminimit e cila takoi mamanë.

 

  • etika

    Po kjo ci ka keto shale, si te jete ne plazh?si quhet kjo more burra?