Kulturë Kinefili Kanë 2014: “Winter Sleep” fiton Palmën e Artë

Kanë 2014: “Winter Sleep” fiton Palmën e Artë

159
SHPËRNDAJE

_75088070_75085459Filmi i turkut “Winter Sleep” i Nuri Bilge Ceylan ka fituar Palmën e Artë në Festivalin e Filmit të Kanës. Filmi, që është një dramë e cila tregon historinë e një familje që drejton një hotel në malet turke me dëborë, ka mundur 17 konkurrentët e tjerë që pretendonin çmimin. Ceylan ia dedikoi çmimin të rinjve në Turqi dhe atyre që kanë humbur jetën në vitin e shkuar.

Çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Julianne Moore për satirën “Maps to the Stars”, ndërsa si aktori më i mirë u nderua Timothy Spall. Regjisori më i mirë u kurorëzua Bennet Miller për filmin “Foxcatcher”. Skenari më i mirë i shkoi filmit rus “Leviathan”.

25 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)