Extra Big Brother Nevila, fiton ëndrrën

Nevila, fiton ëndrrën

1724
7
SHPËRNDAJE

Big Brother 7/ Një finale femrash… Spektakli i djeshëm, një maratonë e gjatë plot surpriza… Nevila, vajza e rritur në fshatin SOS, fituesja e aventurës më të madhe televizive në Shqipëri

Nevila, vajza 20-vjeçare e cila ëndërron të bëhet police, është fituesja e edicionit të shtatë të “Big Brother Albania”. Vajza e rritur në fshatin e fëmijëve SOS, e cila tregoi në këto 100 ditë brenda shtëpisë, se pavarësisht mënyrës sesi jeta ishte sjellë me të, kishte dashuri dhe forcë për ta falur të shkuarën dhe për të ecur përpara, është triumfuesja e këtij “Big Brother”, duke përçuar energji pozitive te shikuesit. Nevila shkoi në finale me Jonën, duke e bërë këtë “Big Brother” të ketë finaliste femra.

Ashtu siç pritej, nata finale e “Big Brother 7”, ka qenë një natë që dukej sikur nuk kishte fund. Emocione, surpriza dhe të papritura kanë shoqëruar spektaklin që u ndoq mbrëmë nga miliona shikues nga ekrani i “Top Channel”. I pari që la shtëpinë e “Big Brother” ishte Arditi. Ai nuk mundi t’i shpëtonte garës përballë Valerit. Dhe vetëm pak minuta pas tij, ishte “vajza e zemrës” ashtu siç e quajti ai Xhulin, e cila la aventurën e saj pa mundur të ishte në treshen e finalistëve të këtij edicioni. I treti që la shtëpinë më të madhe në vend, edhe pse ishte quajtur një pretendent i fortë, ishte Meridiani, duke lënë pas tre finalistët e këtij spektakli, Jonën, Valerin dhe Nevilën. Spektaklit dje nuk i kanë munguar edhe mesazhet sensibilizuese, nisur nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur këto kohë me vrasjen e vajzave. Pasi kanë ndjekur një klip me ngjarjet që kanë tronditur këto kohë shoqërinë, banorët dhe publiku i janë bashkuar fushatës sensibilizuese të ngritur nga “Top Channel” me moton “Kundër vrasjes së vajzave”. Një tjetër bamirësi e bërë nga “Big Brother” ishte realizimi i fondeve për fëmijët e shkollës në fshatin Rripë. Çdo javë, banorët kanë dhuruar 50% të buxhetit të tyre javor për këtë nismë.

Më pas, tre finalistët kanë përjetuar emocione nën surprizat e ofruara nga “Vëllai i Madh”. Jona pati tetë djem të bukur nën këmbët e saj. Djemtë e trupës së baletit të “Top Channel” kërcyen për të. Valeri jetoi një tjetër atmosferë. Bashkëshortja e tij Madalena, hyri brenda shtëpisë, e veshur me kostumin popullor, dhe menjëherë ata nisën të kërcenin nën ritmin e muzikës popullore. Me flamurin e kuq në duar, Valeri dhe e shoqja kërcyen vallen tradicionale të zonës. Sapo muzika mbaroi, filloi menjëherë një muzikë moderne. Katër balerina rrëmbyen Valerin dhe filluan të kërcejnë. Valeri i ndoqi natyrshëm, duke u argëtuar me muzikën. “Të njëjtën gjë kam bërë dhe në ‘Big Brother’, kam qenë sa modern, aq edhe tradicional”, tha Valeri për Arbanën, kur e pyeti se si u ndie mes dy gjinive muzikore. Ndërsa Nevila jetoi një botë përrallash, të ofruar nga animatorët e futur në shtëpi nga “Vëllai i Madh”, duke e çuar tej në kohë.

Valeri ka qenë i katërti që është larguar nga shtëpia, duke lënë dy finalistet e “Big Brother”, Nevilën dhe Jonën. “Duhet të fitonte një vajzë”, tha ai, përballë Arbanës.

 

  • diaspora-suedi

    Kjo ishte nje marri e BB,sepse kjo Nevilja nuk ka tregu asgje aty brenda shtepise,gjithmon ka qene nen hijen e Arditit dhe Xhulit,dhe eshte shume e padrejt sidomos ndaj Valerit dhe Jones te cilet e kan merituar 100 here me shume.BB eshte nje spektakel dhe nuk fitohet nga meshira,mirpo kurr nuk besoj se publiku e ka votu Nevilen perkundrazi kjo eshte nje maskarallek i te ashtuquajturit vellau i madhe.keta vete vendosin gjithmon se kush del i pari dhe kush del i fundit,votat nuk merren parasysh kurre.Pse nuk i trtegojn votat kurre.

  • valiko

    qe do ta fitonte nevila u kuptua qe kur bigu filloi te nxjere banoret qe me te vertete e meritonin finalen si cifti fatjon matilda e me pas mikelen dhe visarin duke favorozuar dukshem ciftin artificial ardit juliana dhe ne hije te tyre nevila shfaqej vetem kur keta te fundit ishin ne krize per publikun fituesit jane matilda jona valeri dhe mikela dhe cifti fatjon matilda ishin shume perfekt duke bere per vete shumicen e publikut me lojen e tyre

  • N-VA

    do i kerkoja organizatoreve te big brother te nderrojne emer ne edicionin e 8 qe do zhvillohet vitin tjeter te behet bamiresia sepse nevila nuk ishte nje vajze jetime ajo kishte familje dhe sa per fitoren qe mori 100 milion leke nuk jane votuesit ata qe zgjodhen kete vajze gjysem jetime fituese pra ishte stafi i ketij edicioni i cili nderronte votat e shqiptareve per t’i dhene fitoren njeriut qe ata donin te ishte fituese pra stop korrupsionit ne spektakle te tilla nuk duhet te akuzoni vetem politiken sepse edhe televizionet kane filluar korruptimin ne mase

  • meri

    keni te drejte o njerez! kjo qe u be sivjet ne BB7 do ngelet si njolla e top -channel. cdo njeri qe futet aty ka per qellim fitimin e trofeut aq te deshiruar dhe derdh djersen e ballit e te shpirtit! po kur ti marrin keto me pa te drejte, ci ngelet atij qe lufton aq forte ?? sa per bamiresi ka plot misione me ane te cileve behet e mundur arritja e qellimit.une po ju bej nje pyetje : cfare borxhi i ka top-channel valerit apo jones ??turp te kene sepse cenuan dinjitetin e ketyre 2 te fundit

  • Linda

    E pse e meritonte Jona? Sepse ishte pa pike edukate ndaj publikut? Shume mire qe e fitoj Nevila sepse edhe pse e rritur jetime kishte kulturen dhe edukaten e duhur.Jona vetm gerthiste si skizofrene.Bravo Topi.

    • valiko

      Nevila jo vetem qese meritonte por nuk i takonte te ishte as ne finale ku se bashku me ciftin fallco juliana Ardit ishin figurat qe nuk benin asgje por vec pinin duhan kurse ne finale gjashteshja finaliste duhej te ishte Matilda Fatjoni Jona Valeri Meridiani dhe Mikela

  • GJO NO

    Fitoren e meritonte Valeri per njemije e nje arsye. kJO NUK DO TE THOTE SE NEVILA E FITOJ KOT, PASI AJO VAJZE, JU TRGOJ TE GJITH PJESEMARRESVE NE TE GJITHA AUDICIONET E BB QE JANE ZHVILLUAR DERI ME SOT SE: MUN TA FITOSH BB-in, PA U BERE LLAFAZANE, PA UZENE ME BANORET, PA FYER NJERI, PA KRIJUAR LIDHJE TE QUAJTURA DASHURORE, PA LEVIZUR GJITE DITEN NEPER SHTEPI ME TANGA, PA JU FUTUR MESHKUJVE TE SHTEPISE ME RRADHE NE KREVAT. PRA NEVILA JA DOLI, BRAVO,BRAVO,BRAVO,