Panariti deklaron lehtësimin e TVSH-së për bizneset që eksportojnë mbi 50% të prodhimit të tyre. “Këtyre bizneseve do t’u njihet e drejta e blerjeve të përjashtuara nga TVSH-ja në masën e barabartë me eksportin e një viti më parë. Këtë deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë prezantimit të paketës së sistemit fiskal dhe doganor përpara bizneseve. Paketa parashikon barazimin e TVSH-së në blerjen dhe shitjen e produkteve bujqësore në vlerën 20%, lehtëson importin e kafshëve për mbarështim dhe barazon importimin e makinerive para ligjit, si për individë ashtu edhe për bizneset.