Ndryshe Historia Ja si t’i mbroni fëmijët nga dielli

Ja si t’i mbroni fëmijët nga dielli

328
0
SHPËRNDAJE

diellPër fëmijët, më i përshtatshëm është ai në formën e kremit: zgjat më shumë dhe ka një efekt më të madh mbrojtës sesa produktet e tjera

Nëse fëmija për shembull është biond, lëkurëbardhë dhe me sy të qartë, sugjerohet një mbrojtje e lartë. Ashtu siç duhet të veprojnë edhe vetë të rriturit

Gjatë qëndrimit në diell, fëmija duhet të konsumojë ushqime të stinës, të pasura me vitamina dhe shumë lëngje

 

Është e pamundur që fëmijën tuaj ta mbani në hije gjatë kohës që jeni në plazh, sepse ata dëshirojnë shumë të luajnë me kështjella prej rëre, të lahen vazhdimisht në det, të vrapojnë me shokët dhe shoqet… E rëndësishme është që i vogli të mos ekspozohet në orët më të nxehta të ditës dhe të jetë gjithmonë i mbrojtur me krem solar, si dhe të mbajë syze e kapelë

Vajtja në det me të voglin tuaj është një ide shumë e mirë. Dielli ndihmon që të përçojë vitaminën D në kockat e fëmijëve, të cilat janë në formim e sipër.

Për të marrë vetëm benefite pa rrezikuar djegien nga dielli, është e nevojshme të ndiqni disa rregulla të thjeshta. Mjeku italian, Giuseppe Mele, presidenti i Observatorit Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve dhe Adoleshentëve “Paidòss”, sugjeron disa këshilla themelore.

Në cilën moshë mund të ekspozohen fëmijët në diell?

Që nga muaji i dytë dhe i tretë i jetës së tyre. Të vegjëlve dielli iu bën shumë mirë, por kujdes! Ata duhet të qëndrojnë të ekspozuar vetëm në orët e duhura: që nga ora 07:00 deri në 11:00 dhe nga 16:30 e më pas, atëherë kur edhe intensiteti i rrezeve ultraviolet është më i vogël.

Cila është mbrojtja më e mirë për fëmijët?

Kjo varet nga lloji i lëkurës. Nëse fëmija për shembull është biond, lëkurëbardhë dhe me sy të qartë, sugjerohet një mbrojtje e lartë. Ashtu siç duhet të veprojnë edhe vetë të rriturit.

Mos harroni që produkti të përhapet mirë përpara se të shkoni në plazh, në mënyrë që ai ta kryejë sa më mirë veprimin e tij mbrojtës. Ka disa lloje kremrash solarë, të cilët i mbrojnë fëmijët nga meduzat apo kandilat e detit: ata veprojnë në mënyra të ndryshme, për shembull duke e bërë lëkurën sa më të rrëshqitshme.

Çfarë lloj mbrojtësi këshilloni?

Për fëmijët, më i përshtatshëm është ai në formën e kremit: zgjat më shumë dhe ka një efekt më të madh mbrojtës sesa produktet e tjera.

Nëse një nga prindërit e fëmijës ka pasur një melanomë (lloj kanceri në lëkurë), a është i rrezikuar edhe fëmija nga një rast i tillë?

Në gjë e tillë duhet të merret në konsideratë, ndaj do të ishte gjithmonë mirë që të flisnit me mjekun pediatër. Nuk duhet të harrojmë se 1,80% e ekspozimit në diell, që thithim deri në moshën 20-vjeçare, është përqindja e cila do të japë efekte më të mëdha negative. Ndaj, mbrojtja e më të vegjëlve dhe e të rinjve është mjaft e rëndësishme.

A është e vërtetë që edhe fëmijët duhet të vendosin syze e kapelë dielli?

Po, edhe kjo varet nga lloji i lëkurës së tyre. Sytë e qartë, për shembull, janë më të ndjeshëm dhe lind nevoja që ata të mbrohen me lente të errëta, duke i blerë te një dyqan i besuar optike. Për sa i takon kapelës, më e përshtatshmja është ajo me bisht në anën e pasme të kokës, në mënyrë që edhe shpatullat të jenë në hije.

Këshilla të tjera

Procedura e vendosjes së kremit duhet përsëritur dhe para hyrjes në ujë, edhe pas daljes nga uji. Duhet pasur kujdes në mbrojtjen e pjesëve të ndjeshme (fytyra, hunda, buzët). Gjatë qëndrimit në diell, fëmija duhet të konsumojë ushqime të stinës të pasura me vitamina dhe shumë lëngje, pasi që dielli shumë shpejt mund ta thajë lëkurën dhe ta dehidrojë organizmin. Foshnjat duhet të jenë të veshura me tesha dhe të mbajnë kapelë, ndërsa nuk duhet të qëndrojnë jashtë në kohën kur intensiteti i rrezatimit është shumë i madh.

 

N.A.