papaZbulohet skena ku të dielën e 21 shtatorit, Papa Françesku do të mbajë meshën e posaçme në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”. Fotoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama në adresën e tij zyrtare në “Facebook”.


Mesha e Atit të Shenjtë në kryeqytet, do të mbahet në orën 11:00 nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se hyrja e të gjithë të ftuarve duhet të përfundojë në orën 09:00 të mëngjesit dhe më pas asnjë nuk do të lejohet të hyjë.


Sipas njoftimit të dhënë nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, vendi i hyrjes do të jetë në rrugicën mes Universitetit të Arteve dhe Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik.


Pas meshës në sheshin “Nënë Tereza”, Papa do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh.


Papa nuk do të udhëtojë në Tiranë me makinë të blinduar, pasi Vatikani e ka refuzuar këtë kërkesë të Kishës Katolike Shqiptare.


10 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)