Kryesoret Dhunë në Vllaznia-Tirana, 4 policë e 6 tifozë të plagosur, goditet në...

Dhunë në Vllaznia-Tirana, 4 policë e 6 tifozë të plagosur, goditet në kokë Refik Halili

613
SHPËRNDAJE

dhunaKa përfunduar mes tensioneve të ashpra mes tifozerive, sfida mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore, e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sa i përket ndeshjes, gjithçka përfundoi me shifrat 1-1, teksa të parët në avantazh kaluan kuqeblutë në pjesën e parë, me anë të Shtubinës, ndërsa në të dytën, madje më saktësisht në minutat shtesë të lojës, rezultati u barazua për Tiranën nga Bulku.

Ndeshja ka degjeneruar në dhunë mes tifozëve dhe hedhjen e sendeve të forta në fushë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në kokë nga goditjet me gurë presidenti i Tiranës Refik Halili.

Situata eshte tensionuar me teper pas perfundimit te ndeshjes ku tifozerite e te dyja skuadrave kane vershuar ne fushe duke  u perleshur me njeri-tjetrin.

Ka qene e pamundur per policine qe te nderhyje per te qetesuar situaten, ndersa mesohet se jane plagosur edhe disa tifoze dhe efektive policie si dhe jane shkaterruar disa makina jashet stadiumit. Mesohet se policia ka qelluar ne ajer per te stabilizuar situaten qe ka dale jashtë kontrollit.

Nga te dhenat me te fundit mesohet se nga konflikti i dhunshem i pasdites se sotme kane mbetur te plagosur 4 efektive policie dhe 6 tifoze, nje nga te cilet eshte goditur me thike jashte ambienteve te stadiumit dhe ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin e Shkodres. Mes tifozeve te plagosur mesohet se kane qene edhe 3 femije te moshes 10-13 vjeç.

Vetem disa ore pas perfundimit te ndeshjes policia ka mundur te vere situaten nen kontroll duke marre masa edhe per mbrojtjen e tifizerise mike te Tiranes te cilet jane mbajtur brenda ambienteve te stadiumit per te shmangur ndonje perplasje te mundshme, nderkohe qe per shoqerimin e tyre jane angazhuar nje numer i madh i foracave te FNSH.

“Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të akteve të dhunës.

Po ashtu do të ndërmerren masa ligjore dhe ndaj organizatorëve të aktivitetit”, thuhet ne njoftimin e policise se shtetit.

Ministrja Nikolla: Dhuna në “Loro Borici”, turp për të gjithë ne

Skenat e dhunës të regjistruara pasditen e sotme në stadiumin Loro Borici ndërsa luhej ndeshjan mes Vlaznisë dhe Tiranës ka sjellë edhe reagimin e ministes së Arsimit dhe Sportrit e cila e ka dënuar si një ngjarje të turpshme për të gjithë. Sipas ministres Nikolla duhen marrë masa urgjente që ngjarje të tilla të mos përesëriten më në stadiumet shqiptare duke nxjerrë të gjitha përgjegjësitë.

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana në stadiumin “Loro Boriçi” është një turp për të gjithë ne. Dhuna nuk ka asgjë të përbashkët me sportin. Dhuna nuk ka asgjë të përbashkët me dashurinë për sportin dhe për futbollin. Masa urgjente duhet të merren pa neglizhuar asnjë përgjegjësi! Ky turp nuk duhet të përsëritet më”, shkruan Nikolla në një reagim në Facebook.

 

 

11 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)