Aktualitet Ndërtimet pa leje, Rama falënderon qytetarët. INUK: Në Tiranë do prishen 700...

Ndërtimet pa leje, Rama falënderon qytetarët. INUK: Në Tiranë do prishen 700 objekte

379
SHPËRNDAJE

Rama12Një falënderim për të gjithë ata qytetarë që kanë bashkëpunuar dhe denoncuar ndërtimin e objekteve pa lele dhe zaptimin e hapësirave të përbashkëta publike.

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të aksioneve të ndërmarra nga INUK-u prej muajsh, mbështet punën e këtij institucioni dhe akuzon sërish Bashkinë e Tiranës për mungesë veprimi në terren.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar: “Falënderimin qytetarëve që denoncojnë duke marrë pjesë në çlirimin e hapësirave të përbashkëta të qytetit pa bashki!”.

Ndërkohë, drejtoresha e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dallëndyshe Bici, ka theksuar se puna për prishjen e ndërtimeve pa leje nuk do të ndalet përballë shkelësve të ligjit dhe zënies së hapësirave publike.

“Po verifikohen edhe lejet e objekteve që kanë zënë hapësirat publike. Aksioni i INUK-ut do të vazhdojë në të gjithë territorin e Shqipërisë. INUK nuk ka bërë prishje përzgjedhëse të ndërtimeve pa leje. Janë rreth 700 objekte që do të prishen vetëm në Tiranë. Po verifikohen edhe lejet apo legalizimet e objekteve të dhëna në kundërshtim me ligjin”, – tha Bici.

3 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)