Ekonomi Falsifikuan pronat në bregdet, kallëzim 8 personave nga Vlora

Falsifikuan pronat në bregdet, kallëzim 8 personave nga Vlora

1112
4
SHPËRNDAJE

Përfituan 77 hektarë tokë, AKKP çon dosjen në prokurori 

Dosja

Sipërfaqja – Sipas kallëzimit të AKKP-së, sipërfaqja totale e tokave në bregdet, që janë përfituar me dokumente false, arrin në 77 hektarë

Akuzat – Personat që kanë përfituar prona publike akuzohen për “falsifikim dokumentesh” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”

Zamir Alushi 

sonila qato me nasip nacon okokokTetë persona nga Vlora dhe Himara kallëzohen në prokurori për përvetësimin me anë të falsifikimit të dokumenteve për parcela, që në total kapin sipërfaqen 77 hektarë. Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, ka firmosur një letër për Prokurorin e Vlorës, Kosta Belurin, të cilin e informon për materialin kallëzues. Sipas AKKP-së, këta persona, me anë të falsifikimit të dokumenteve, kanë përvetësuar pronë publike. “AKKP ka kërkuar nga Prokuroria nisjen e procedimit penal për konsumimin e veprës penale ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’. Këta tetë shtetas, me anë të falsifikimit të dokumenteve, kanë përvetësuar pronë publike. Tetë shtetasit i përkasin Rrethit të Vlorës”,- bën me dije AKKP.

Letra

Dy raporte të Task-Forcës për Verifikimin e Ligjshmërisë dhe Mënyrës së Tjetërsimit të Pronave të Paluajtshme Shtetërore kanë vënë në lëvizje AKKP-në. Lista fillon me shtetasin Aristidh Dhimogjika, të cilit në vitin 2006 i është njohur dhe kthyer një sipërfaqe toke kullotë prej 4.8 hektarësh. Nga këqyrja e akteve të dosjes del se gjykata ka dhënë vendim mbi bazën e një vendimi të Këshillit Bashkiak të Himarës në vitin 2003, dokument që nuk ekziston dhe nuk figuron i regjistruar në regjistrin e protokollit të Këshillit Bashkiak. Dhimogjika dhe trashëgimtarët e tjerë rrezikojnë dënimin nëse vërtetohen akuzat e falsifikimit dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale. Për një pronare tjetër, nëpërmjet raporteve të mësipërme, AKKP ka marrë dijeni se shtetësja Kimete Bedinaj, ka përfituar 224 dynymë tokë bujqësore në fshatin Armen. Dokumenti me anët të cilit ajo ka fituar pronësinë rezulton i falsifikuar, sepse nuk është i regjistruar në arkiv. Gjithashtu, pronari Sotir Andoni, të cilit i është kthyer një sipërfaqe toke kullotë prej 1.6 hektarësh është kallëzuar nga AKKP-ja për falsifikimin e një dokumenti nga Këshilli Bashkiak i Himarës. Ai ka përfituar një repart ushtarak dhe tokat përreth tij dhe më pas e ka shitur. Edhe shtetasiTimotheo Dhimoela është kallëzuar për falsifikim të dokumenteve. Ai ka përfituar një sipërfaqe prej 15 hektarësh në Palasë të Himarës, nga të cilat 12.8 hektarë i janë kthyer. Ai disponon në dosje dokumente që nuk vërtetohen nga Hipoteka e Vlorës dhe nga AKKP në Tiranë. Ndërkaq, Harilla dhe Stefo Duni kallëzohen se kanë marrë padrejtësisht një pyll me sipërfaqe 1.596 hektarë. Me anë të një gjyqi që bazohej në një vendim fals të vendimit bashkiak të Himarës, pronarët Duni kanë marrë tokën e pretenduar. Por, nga verifikimi del se vendimi me atë numër protokolli i përket një shkrese për dhënie toke për hapjen e një televizioni. Edhe njëtruall i dhënë në Ujin e Ftohtë në Vlorë, në vendin e quajtur “Mesvun”, në emër të shtetases Mamude Meminaj, rezulton i marrë me dokumente false. Meminaj, në vitin 2000, ka përfituar pronësinë mbi sipërfaqen e truallit prej 3200 m². Vendimi i dhënë nga AKKP nuk rezulton i regjistruar në regjistrin e AKKP-së. Një sipërfaqe shumë e madhe është përfituar nga shtetasi Thoma Billa.Në vitin 2008, KKKP Qarku i Vlorës i ka njohur dhe kthyer një sipërfaqe toke kullotë prej 85 000 m². Edhe ky e ka përfituar me vendim gjyqi të bazuar në një vendim të Këshillit Bashkiak të Himarës, që nuk rezulton e vërtetë. Ndërkaq, Jorgo Stramarko është “tradhtuar” nga Bashkia e Himarës, e cila njofton se këshilli bashkiak nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tij. Jorgo Starmarkos, mbi bazën e vendimit të paqenë, i është njohur dhe kthyer një sipërfaqe toke kullotë prej 10.4 hektarësh. Kjo sipërfaqe është regjistruar në ZVRPP Vlorë me hipotekë në vitin 2010.

  • AQIF

    KESHTU I RREGJISTRONTE TOKAT ME DOKUMENTA FALLCO ARLINDI NIPI I KOLLOZIT
    NE ZRPP VLORE PER ZONEN E UJT-FTOHTE DHE TE BREGUT ATY KA SHUMA FALLCIFIKIME TE TJERA……..

    • arbendhimitri

      UJI i FTOHTE do tu veje te zoterve dhe jo Gjikajve apo spiuneve qe erdhen nga permeti ne kohen e zogut ,se nuk e gezon dot pronen e tjetrit .

  • pronat vl

    Laureta Bejkosala eshte krye hajdutja dhe rrugacja e hipotekes qe na shkelte me kembe dhe pronat tona jua ka dhene miqve te saj te cilet per vleresim e nxorren nga burgu ne kuriz tone. lutemi qeverise te zbardhe te gjithe vjedhjet ne zonat e bregdetit

  • Arberi

    Kur do te mbyllet kompesimi i pronareve nga procesi i legalizimeve.Ka vendime nga viti 2009 te pa egzekutuara.A Ka radhe ky kompesim?Pa kompesim te pronareve nuk mund te jete Legalizim,se kjo eshte shkelje e Kushtetutes.Nuk mund te shpronesosh pa bere kompesim dhe kjo nuk mund te zgjase me vite.