Shqipëri renditet 15 vende më lart se një vit më parë në pagesën e taksave, përkatësisht në vendin e 131, duke lënë pas vende të rajonit, si Serbia që renditet në vendin e 165, ndërkohë që Kosova renditet në vendin e65.
Ky është rezultati i raportit të hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PwC, ‘Paying taxes 2015’ që ka marrë në shqyrtim 189 vende duke i renditur sipas lehtësisë së secilit për të paguar taksat.
Sipas raportit në fjalë, niveli i përgjithshëm i pagesës së taksave në Shqipëri arrin në 30, 7 për qind, ndërsa në kosovë 15, 3 për qind.
21 nëntor 2014 (gazeta-Shqip.com)