isisRreth 35 euro për të blerë një skllave seksuale që është mes moshës 40 dhe 50 vjeçe, ndërsa për të blerë një fëmijë që është jo më shumë se 9 vjeçe, duhen 130 euro.


Është çmimi i mijëra vajzave dhe grave që kanë rënë në duart e terroristëve të ISIS-it në Siri dhe Irak. Terroristëve që bëhen padronë të një skllave seksuale, krerët e Shtetit Islamik, i kanë dorëzuar një manual për mënyrën e trajtimit të këtyre grave.


Dokumenti, sipas asaj që shkruan gazeta angleze ‘Daily Mail’ në versionin e saj on line, përshkruan raste ku është e ligjshme të përdoret dhuna fizike ose kryerja e marrëdhënieve seksuale me to dhe në rrethana të tilla, lejohet përdorimi i dhunës edhe te fëmijët që nuk kanë mbushur moshën e pubertetit.


Rreth 5 mijë gra dhe fëmijë që i përkasin etnisë yazide, kanë rënë në duart e milicianëve të ISIS-it. Guida është e shkruar në formë të thjeshtë pyetjesh dhe përgjigjesh. “East Media Research Istitute”, ka arritur të sigurojë një nga këto manuale.


Por a është e drejtë të kryhen marrëdhënie seksuale me një skllave të sapo blerë? A është e drejtë të shitet një skllave, e cila ka mbetur shtatzënë nga padroni saj? Këto janë disa nga pyetjet e pranishme në manual. Një tjetër pjesë e tekstit, nënvizon se si konsiderohet i ligjshëm në Shtetin Islamik të bëhet seks me fëmijë në moshën e pubertetit.


ISIS ka justifikuar përdorimin e mbajtjes në skllavëri të këtyre grave, duke arsyetuar që tributë Yazide, i përkasin një besimi që i bën ata adhurues të djallit dhe për këtë duhen trajtuar si qenie inferiore në krahasim me personat që u përkasin besimeve të tjera.


10 dhjetor 2014 (gazeta-Shqip.com)