Sport Abrashi drejt largimit, nuk gjen akordin e rinovimit me Grasshoper

Abrashi drejt largimit, nuk gjen akordin e rinovimit me Grasshoper

62
SHPËRNDAJE

Mesfushori

mesfushoriAmir Abrashi duket se ka vendosur të largohet nga skuadra e Grasshoper. Mbetet të mësohet vetëm nëse një gjë të tillë do ta bëjë që në merkaton e janarit apo do të presë qershorin, kur i mbaron kontrata ekzistuese me klubin e qytetit të Zyrihut. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, është një nga elementët më të spikatur të skuadrës, e cila në edicionin e kaluar luftonte për titullin kampion, por që aktualisht nuk po arrin të paraqitet në të njëjtat nivele dhe rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Kupave të Europës. Pikërisht luhatjet e Grasshoper gjatë këtyre viteve duket se kanë bindur 24- vjeçarin të kërkojë një sistemim më të ri, mundësisht në një kampionat më cilësor si ai italian, ku është folur shpesh për interesimin e klubeve të Veronës dhe Lacios. Një largim të mundshëm të Abrashit nga Grasshoper e ka pranuar edhe drejtori sportiv i klubit, Aksel Toma, i cili ka theksuar se si shqiptari, ashtu edhe mbrojtësi i Zvicrës, Mihael Lang, nuk kanë kthyer një përgjigje pozitive ndaj ofertave konkrete për rinovim që u janë bërë. “Kemi zhvilluar bisedime paraprake me këta dy lojtarë, por nuk kemi arritur në asnjë përfundim. Të dy lojtarëve u është bërë një ofertë financiare, por për momentin mund të them se jemi në fazën e bisedimeve dhe presim të shohim si do të rrjedhin ngjarjet”, tha ai.