Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Shkodër me rastin e 25-vjetorit të rënies së bustit të Stalinit dhe demonstratës kundër regjimit diktatorial.
I shoqëruar nga disa deputetë të PD-së, ku binte në sy mungesa e deputetes së Shkodrës, Jozefina Topalli, Basha theksoi se personat që organizuan demonstratën para 25 vjetësh, duhet të dekorohen si heronj.
Jemi krenarë për organizatorët e kësaj demonstrate, – u shpreh Basha. – Shkodranët ishin të parët që u ngritën për të rrëzuar bustin e Stalinit dhe regjimin në vend. Ora e kurajës civile ka ardhur sërish, sepse qeveria po vendos një shtatore të re, atë të Stalinit. Kjo shtatore, njëlloj e mynxyrshme, po tenton të vendoset nga qeveria Rama-Meta në Shkodër dhe kudo. Kjo është po aq e rrezikshme sa ajo e Stalinit. Është instalimi i qeverisjes më të inkriminuar, është instalimi i qeverisjes me banditë. Nuk ka rrezik më të madh për lirinë dhe demokracinë. Këta duan ta kthejnë krimin në një model”, – përfundoi Basha.
14 janar 2015 (gazeta-Shqip.com)