Shkëmbimi
Banka Qendrore të enjten do të shtojë stimulin për eurozonën
Ekonomistët – “Një euro më e dobët tani është në interesin më të mirë të të gjithëve”
Tregjet e valutës i kanë sytë nga euro. Banka Qendrore Europiane do të njoftojë të enjten versionin e vet të lehtësimit sasior të monedhës. Tregjet janë duke parashikuar se BQE-ja do të shtojë euro në qarkullim për të stimuluar ekonominë e zonës euro. Në gjashtë muajt e fundit, euro është zhvleftësuar me 14%. “Sa më i madh të jetë programi që do të shpallet, aq më shumë do të fundoset euro”, tha Gina Sanchez, themeluese e “Chantico Global”. Ajo sheh tri opsione të mundshme të stimulit: 500 000 000 000 €, 1000000000000 € (që Sanchez e quan “raketa e Bankës Europiane”), ose një stimul më i vogël, prej më pak se 500 000 000 000 €. “Ka një shqetësim të drejtë tani që gjermanët vuajnë norma negative të interesit, për shkak të çmimeve të naftës”, tha Sanchez. “Shpallja e këtij vendimi do të jetë me të vërtetë tronditës për ta.” “Një euro më e dobët tani është në interesin më të mirë të të gjithëve, thotë Sanchez. Euro e ulët ndihmon për të nxitur rritjen dhe kjo është me të vërtetë ajo për të cilën rajoni ka dëshpërimisht nevojë”. Ndërkaq, publikimi i Bankës së Shqipërisë dje në mesditë tregon se franga ka fituar 1.58 lekë në këmbim duke qenë prej ditësh valuta që mbiçmohet ndaj lekut. Të njëjtën tendencë ka shfaqur edhe dollari amerikan që dje këmbehej me 121.17 lekë, ndërsa euro ka njohur një rënie të papërfillshme (0.05 lekë), duke u këmbyer me 140.2 lekë.