“Mbiprodhimi dhe kërkesa e ulët globale kanë çuar në ulje nëntë indekset kryesore të çmimeve të mallrave që mat Banka Botërore – një dukuri shumë e rrallë”, tha Ayhan Kose, drejtor i Zhvillimit në Bankën Botërore. Përveç naftës, në rënie parashikohen edhe çmimet e energjisë elektrike, mineraleve dhe produktet e papërpunuara bujqësore. Çmimet e metaleve të çmuara pritet të bien me 3% në 2015, për shkak të mbiprodhimit dhe kërkesës së dobët, por edhe nga forcimi i dollarit amerikan. Çmimet e mallrave ushqimore parashikohet të bien me 4% në vitin 2015, duke pasur parasysh se, të korrat e vjeshtës ishin të bollshme.