Ekonomi Rruga Levan-Tepelenë, rritet kosto e ndërtimit me 5.8 milionë euro

Rruga Levan-Tepelenë, rritet kosto e ndërtimit me 5.8 milionë euro

760
SHPËRNDAJE

Monitorimi

Raporti i KLSH: Projekti i pazbatueshëm në terren, u shtua volumi i punimeve

Shtesa – Për shkak të projektit të paplotë, vlera e kontratës nr. 2 (Damës-Tepelenë), nga 27,932,628.41 euro është rritur në vlerë 33,811,034.3 euro.

Ndryshimet – Për kontratën “Ndërtim i segmentit Levan-Damës”, janë realizuar ndryshime, që rrisin vlerën e kontratës me 11,942,948.3 euro, ose 37.8% më shumë.

Penalitetet – Sipas KLSH, nuk janë bërë njoftimet përkatëse për aplikimin e penaliteteve për vonesa në përfundimin e punimeve, me vlerë 519,457 Euro.

Autostrada LEVAN TEPELENEPër faj të projektit të ndërtimit të rrugës Levan-Tepelenë, kostoja ritet 8.3%, ose 5.8 milionë euro më tepër. Këtë përfundim ka arritur raporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Monitorimi, i firmosur para pak ditësh nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj, përfshin periudhën mes viteve 2011-2013. Si pasojë e ndryshimeve të shumta të projektit, vlera e kontratës nr. 2 (Damës-Tepelenë), nga 27,932,628.41 euro është rritur në vlerë 33,811,034.3 euro. Ndryshimet janë bërë si pasojë e projektit të zbatimit, i cili është miratuar në vitin 2004 dhe nuk parashikonte ndërprerjet me linjat e energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe të gazit, po ashtu si pasojë e kushteve të terrenit të paparashikuara. Janë bërë ndryshime të cilat kanë afektuar pjesën më të madhe të rrugës, ndërkohë që në një segment me gjatësi rreth 3 kilometër, akoma nuk kanë filluar punimet për rikonstruksionin e saj. Për kontratën “Ndërtim i segmentit Levan-Damës”, janë realizuar ndryshime të konsiderueshme të projektit bazë, të ndikuara nga kushte të paparashikuara të projektit origjinal, si pasojë e të cilave, vlera e kontratës është rritur me 11,942,948.3 euro, ose 37.8%. Ndryshimet e projektit të rrugës kanë afektuar rreth 65% të gjatësisë së saj, ndërsa për veprat e artit rreth 75% e tyre, shtuar ose vendosur të mos ndërtohen, kjo kryesisht për defekte të konstatuara në hartimin e projektit origjinal, parametrave të paparashikuar të terrenit, etj. Parashikimet e projekt-zbatimit nuk kanë përfshirë zgjidhjet më optimale, madje shumë elementë të dukshëm si p.sh. spostimi i linjave të tensionit të lartë, spostimi i linjave të ujësjellësit, nuk janë përfshirë në punimet e domosdoshme për ndërtimin e kësaj rruge. Realizimi i punimeve pa realizuar një garë kompetitive siç mund të bëhej në rastin e parashikimit në projektin origjinal, më tej pjesë e dokumenteve të tenderit, ka bërë që këto punime të realizohen me çmimet e tregut, pasi konkurrimi për to, në rastin e ndryshimeve mund të bëhet me minimumi paraqitjen e ofertës minimumi nga tre operatorë. Po ashtu, për çdo punim që realizohet, i cili nuk është parashikuar në kontratë, pas paraqitjes së ofertave për realizimin e tyre, kontraktori përfiton 10% të vlerës së tyre, duke rritur në këtë mënyrë koston e projektit. Këto mangësi janë konstatuar në përgjithësi edhe nga auditimi i projekteve të tjera që menaxhohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas KLSH, përfundimi i punimeve Damës-Tepelenë është shtyrë deri më datë 30.06.2014 dhe pas kësaj date, nga ana e konsulentit nuk është bërë njoftimi për fillimin e aplikimit të penaliteteve për vonesa. Për periudhën nga data 30.06.2014 deri më datë 30.09.2014, kontraktori duhet të njoftohej për penalitet me vlerë 250,057.1 euro. Kjo kontratë nuk përfshin punimet për ndërtimin e rrugës nga kilometri 26.050 deri në kilometrin 30.150, pasi për këtë seksion kontraktori ka nënshkruar kontratë me një firmë tjetër, para falimentimit, me vlerë 5,986,676.12 euro. Punimet sipas kësaj kontrate duhet të përfundonin më datë 13.12.2013. Për vonesa në përfundimin e punimeve edhe për këtë kontratë, kontraktorit nuk i është bërë asnjë njoftim. Bëhet fjalë për penalitetin me vlerë 269,400 euro. Ndërkaq, KLSH kërkon që Autoriteti Rrugor Shqiptar të mos nënshkruajë më kontrata për shërbime konsulente me kompaninë supervizuese, sepse nga auditivi i kontratave të punimeve civile, kanë rezultuar mangësi.

SHKRIME TË TJERA ME INTERES
[related_posts limit=”5″]