Sport Goleadë në Korçë, Skënderbeu mposht 5-2 Partizanin, merr kryesimin

Goleadë në Korçë, Skënderbeu mposht 5-2 Partizanin, merr kryesimin

1289
SHPËRNDAJE

SkenderbeuKa përfunduar me rezultatin 5-2 ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, e vlefshme për kategorinë superiore. Me këtë rezultat Skënderbeu ngjitet në krye të klasifikimit me 63 pikë duke lënë në vend të dytë Kukësin me 62 pikë, pas barazimit pa gola me Laçin, ndërkohë që Partizani renditet në vendin e katërt me 59 pikë. Golat për Skënderbeun u shënuan nga Lilaj, Latifi, Berisha, Stojkov dhe Radas, ndërsa për Partizanin, të dy golat u shënuan nga Raçiç.

Superliga, incident në Skënderbeu-Partizani, tifozët miq thyejnë stolat e stadiumit

Ndeshja e Superligës Skënderbeu-artizani është shoqëruar me një incident, pasi tifozët miq të Partizanit kanë thyer disa stola në tribunën D të stadiumit në pushim të pjesës së parë që u mbyll me rezultatin 2-1 për Skënderbeun.

Reagimi i tifozëve të Partizanit ka ardhur pikërisht pas golit të dytë të korçarëve. Aktualisht po luhet pjesa e dytë  e ndeshjes, që deri tani shënon rezultatin 3-1 për Skënderbeun.

13 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)