Politikë Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe

Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe

503
SHPËRNDAJE

Rama ne Emiratet e BashkuaraKryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe atë të Brendshëm, Sajmir Taliri, ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë dyditore. Ajo që bie në sy prej fotove të publikuara nga vetë kreu i qeverisë, është edhe prania e deputetit Blendi Klosi, i cili së fundmi përflitet si një ndër dy emrat që mund të kandidojë e majta për Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë që kjo vizitë është fokusuar së tepërmi në thithjen e investimeve të huaja në vendin tonë. “Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në pjesën e parë të një dite intensive takimesh me kryetarin e Këshillit Kombëtar Federal, Mohamed Al Murr, dhe zëvendëskryeministrin, njëkohësisht president i Fondit të Investimeve, sheikun Mansour, për projektet konkrete të investimeve në turizëm, infrastrukturë, agropërpunim, zhvillimin e zonave industriale etj.”, shkruan Rama në profilin e tij në “Facebook”. Pas kësaj vizite, kreu i Partisë Socialiste pritet që të zyrtarizojë së bashku me partitë aleate listën me 61 kandidatët e majtë që do të garojnë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.