Extra Big Brother Xhensila: Po i jap mundësi Fatjonit ta njoh ndryshe jashtë shtëpisë

Xhensila: Po i jap mundësi Fatjonit ta njoh ndryshe jashtë shtëpisë

5432
SHPËRNDAJE

Post “Big Brother ALBANIA 8” / Banorët treguan dje për aventurën e tyre në “Big Brother”, aleancat, zhgënjimet dhe dashuritë që mungojnë tashmë kur loja ka mbaruar

“Të përballuarit me gjakftohtësi të situatave, durimi … pjesë të karakterit tim.” Kështu i është përgjigjur Veseli, fituesi i çmimit të madh të “Big Brother 8”, pyetjes së Ledionit se çfarë mendonte se e bëri fitues të këtij edicioni. Debatet, orët e bukura, mëritë apo dhe zhgënjimet që jetuan në muajt brenda shtëpisë më të madhe në vend, kanë ardhur dje në një rrëfim nga vetë banorët e këtij edicioni në spektaklin post “Big Brother” në ekranin e “Top Channel”. Të gjitha pikëpyetjet e marrëdhënieve që u ndërtuan në sytë e miliona shikuesve kanë marrë përgjigje nga vetë banorët. Xhensila tregoi se momentet e bukura brenda shtëpisë ishin takimet me familjarët, përtej marrëdhënies së dashurisë me Fatjonin. “Takimi me nënën brenda shtëpisë, ishte një mbështetje për të vazhduar marrëdhënien e nisur me Fatjonin”, tha ajo. Ndërsa Zahida tha se do të donte që brenda shtëpisë t’i kishin ardhur për vizitë fëmijët. Fatjoni tha se kishte fituar bastin me babanë, pasi mundi të shkonte deri në fund të aventurës së “Big Brother”. “E kam jetuar seriozisht deri në fund këtë format”, tha Fatjoni, duke treguar se kishte mundur ta çonte deri në fund sfidën. Një nga çiftet që doli nga ky edicion ishte dhe Alba dhe Diedioni. Ky i fundit tregoi se dalja e tij më herët nga shtëpia nuk kishte të bënte me lidhjen që kishte krijuar me Albën. Ndryshe mendonte Xhensila, e cila u shpreh se “Diedoni u penalizua nga Alba, pasi ishte djalë me bagazh dhe një lojtar i fortë”, tha ajo. Kika, ndërsa sqaroi debatet brenda shtëpisë, iu përgjigj pyetjes mbi dyshimet e ngritura mbi seksualitetin e tij, duke thënë se “nuk ishte homoseksual”. Të gjithë ata që donin të dinin se si ka vazhduar lidhja mes Fatjonit dhe Xhensilës brenda shtëpisë kanë marrë përgjigje dje nga Xhensila. Ajo tha se po kalonte më shumë kohë me familjarët e saj, ndërsa lidhjen me Fatjonin donte ta jetonte tashmë ndryshe, si një lidhje të re jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother”. “Duke parë rrugëtimin tim në ‘Big Brother’ mendoj se duhet të kaloj më shumë kohë me familjarët. I kam lënë kohën e duhur gjithçkaje. Në ‘Big Brother’ njoha një Fatjon lojtar, dhe në momentin që dola nga shtëpia po i jap mundësinë Fatjonit ta njoh jashtë”, tha Xhensila, duke shtuar se “gjithçka që kam bërë aty e kam bërë me dëshirë”.