Politikë Rama dhe Vuçiç, debat “online” për TV-në serb

Rama dhe Vuçiç, debat “online” për TV-në serb

2591
0
SHPËRNDAJE

Samiti i Vjenës

Do të ketë një bashkëbisedim dhe me të rinjtë e vendeve të rajonit

Vučić Raminu izjavu da je nezavisnost Kosova realnost nazvao pKryeministrat e vendeve të Ballkanit për të dytën herë do të mblidhen në Vjenë më 27 gusht, në vijim të Konferencës së Berlinit, nën kujdesin e Kancelares Merkel. Ky samit i dytë, që këtë herë mbahet në kryeqytetin austriak, do t’i bëjë një bilanc asaj çfarë është arritur deri më sot pas samitit të Berlinit, mbajtur saktësisht një vit më parë. Mësohet se vendet e Ballkanit do të paraqiten me projekte konkrete, kryesisht në infrastrukturë, të cilat janë të pamundura të realizohen pa financimet europiane. Ndryshe nga samiti i Berlinit, ku Merkel, Rama dhe Barroso dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, në Vjenë është parashikuar edhe pjesëmarrja në një shou televiziv i organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, parashikuar të zhvillohet në ora 16:00. Një burim diplomatik pranë stafit organizativ të këtij samiti tha për Top Channel se në panelin e këtij shou televiziv do të jenë Kryeministri Edi Rama, ai serb Aleksandar Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin, dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, Goran Svilanoviç.

Dy shefat e qeverive do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”, një produksion i përbashkët ballkanik. Shfaqja do të prezantohet nga gazetarët Nenad Shebek dhe Zvezdana Kovaç dhe është e konceptuar si një bashkëbisedim me të rinjtë nga vendet e rajonit e që pritet të transmetohet nga një televizion serb.

Pas dy konferencave për shtyp në Beograd dhe Tiranë, pjesëmarrja në këtë program e çon në tre numrin e përballjeve “live” në media të Ramës dhe Vuçiç. I konsideruar si kapitulli i dytë i një procesi të nisur një vit më parë me konferencën e Berlinit, në kryeqytetin austriak Vjenë do të mbahet Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve do të jenë projektet e përbashkëta si: infrastruktura rrugore, hekurudhore dhe energjetike, bashkëpunimi rajonal, rinia, emigracioni, lufta kundër radikalizmit dhe terrorizmit. Samiti shihet me rëndësi jo vetëm nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe nga vetë Bashkimi Europian. Për të konfirmuar këtë, pjesëmarrës gjatë punimeve do të jetë edhe Kryeministri italian, Matteo Renzi, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisioneri Johannes Hahn, ministri i Jashtëm gjerman, si dhe nismëtarja e këtij procesi, Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjithë udhëheqësit e vendeve të rajonit, nisur që nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtuesit më të lartë të Bosnjës-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë, ndërkohë që pritet edhe një përfaqësi e Francës, që do të konfirmohet në ditët në vijim.