Aktualitet Lajme aktualiteti shkurt

Lajme aktualiteti shkurt

322
0
SHPËRNDAJE

Tiranë 

Shpërthim me tritol pranë QSUT, dëme materiale

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës pranë QSUT-së. Mësohet se nga shpërthimi i një kallëpi tritoli ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Baushi”, në Tiranë, pranë QSUT-së vetëm një metër larg një pallati të banuar, ndërsa mësohet se janë thyer xhamat e disa makinave që ndodheshin në zonë.

Nuk dihet se kush ka qenë objekti i këtij shpërthimi apo autorët, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale në zonën përreth. Policia ka nisur hetimet, ndërsa po shikon se kush banon në atë zonë, për të identifikuar edhe ndonjë objektiv të mundshëm.

 

Elbasan

Bleu “Ferrari”, i sekuestrohen 100 mijë euro

ilustrative
ilustrative

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sekuestron preventive për një llogari bankare në sasinë 100 mijë euro, në emër të shtetasit P.Çela, pasi dyshohet se kjo shumë ka burim të dyshimtë financiar. Mësohet se Çela e ka marrë shumën 100 mijë euro nga shtetasi A.Toli, si pagesë për blerjen nga Toli të një mjeti tip “Ferrari” që ishte në pronësi të Çelës. Në bazë të veprimeve të deritanishme, rezulton se blerësi i automjetit është administrator i një biznesi familjar me lojëra kompjuterike për fëmijë dhe nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka pasur mundësi të krijojë një shumë të tillë për të blerë një send luksi. Policia thotë se Toli, në një interval kohor, në vitet 2009 – 2014, ka kryer transaksione në vlera të ndryshme monetare, që varijojnë në shuma lekësh nga 1 000 000 lekë në 3 000 000 lekë. Kryesisht ato kanë qenë derdhje dhe tërheqje të vlerave monetare në kesh. “Të ardhurat që shtetasi A.Toli, sipas ligjit duhet të ketë krijuar në një vit, nuk mund të jenë më të mëdha se sa shuma prej 8 000 000 lekësh, ndërkohë që siç rezulton ai bën një shpenzim në shumën e 100 000 eurove, për blerjen e një sendi luksi. Është krejtësisht e pajustifikueshme, ky shpenzim, i bërë nga ana e shtetasit A.Toli, referuar aktivitetit të tij tregtar, qenies kryefamiljar, në një familje me katër anëtarë”, thuhet në dosjen e akuzës. Mësohet se në pronësi të tij janë edhe dy objekte banimi të ndodhura në Elbasan.