tryeza-kryeministriKryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se qeveria është e vendosur t’i shkojë deri në fund betejës së re, për vendosjen e plotë të rendit ligjor në hapësirën e aktivitetit ekonomik dhe tregtar në vend. Ai u ka kërkuar punonjësve të tatim taksave dhe doganave që në muajin shtator të nisin aksionin ndaj luftës së informalitetit, duke kërkuar bashkëpunim me tregtarët. Rama urdhëroi që rezultatet e arritura gjatë ditës, të paraqiten në një tabelë përmbledhëse dhe nëse ato nuk janë pozitive, atëherë do të merren masa ndaj administratës së tatim taksave. Sipas Kryeministrit, qeveria është e vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re.


“Merrni në mbrojtje konsumatorin dhe vendosni shtetin në krah të çdo biznesi që respekton ligjin! Qeveria është e vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re. Dëshirojmë që se secili prej jush të jetë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi historik, të informaliteti dhe jo pjesë e problemit. Nuk dëshirojmë që sjellja e papërshtatshme, veprimet e paligjshëm që kanë karakterizuar historinë e kësaj trupe, të bëhen arsye që na ndajnë nga rruga e kësaj beteje nga ana juaj. Ky është një paralajmërim i hapur që ju bëhet juve! Kryefjala e këtij kapitulli të ri që duam të çelim, do të jetë i qartë që në fillim. Kjo nuk është një betejë kund biznesit, por një betejë që do të ndihmojë konsumatorin dhe biznesin.


Do u kërkojmë qytetarëve që të denoncojnë çdo veprim të padenjë të punonjësve të administratës së tatimeve dhe doganave. Do ju vëmë në dispozicion adresa e-maili, numër telefoni apo çdo mjet tjetër që ata të denoncojnë rastet e shkeljeve nga ana juaj. Dua një tabelë rezultatesh që keni arritur. Do dënojmë çdo persona që nuk jep kupon tatimor. Ky operacion do të sjellë uljen e informalitetit, rriten e pagave, uljen e taksave e rritjen e investimeve në vend. Në shtator nis aksioni ynë, kemi angazhuar në terren ekipet për të sunduar betejën. Potenciali për të fituar betejën është shumë i madh. Kasat fiskale nuk përdoren nga bizneset.


Një nga masat që do të marrim do të jetë një thirrje publike dhe detyrimi për çdo biznes që të vendosë një tabelë, ku konsumatori i thuhet që ka të drejtë të mos paguajë, nëse nuk merr kuponin. 50% e bizneseve nuk japin fare kupon tatimor. U bëjmë apel të gjithë bizneseve që të regjistrohen në QKR. Të regjistrohen përpara se të nisë operacioni rrënjësor në vend. Po ju them se kjo nuk është një luftë ndaj biznesit, por një bashkëpunim me ata”, tha kryeministri.


20 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)