Kulturë Shuhet Marko Bitraku

Shuhet Marko Bitraku

1297
SHPËRNDAJE

Teatri humb një nga pionierët e tij. Homazhet sot në Teatrin Kombëtar në orën 12:00-14:00

Marko Bitraku, një nga emrat e njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare ka mbyllur sytë përgjithmonë dje në moshën 64-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është dhënë nga familjarët. Me një foto nga rolet e tij në kinema, Teatri Kombëtar njoftonte humbjen e artistit, duke shprehur ngushëllimet, dhe duke e quajtur ikjen e Bitrakut, një të pasionuari pas teatrit, si një humbje për kulturën tonë. Homazhet për nder të tij do të mbahen sot në hollin e Teatrit Kombëtar në oraret 12:00-14:00 dhe në orën 14:00 do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit. Marko Bitraku ka lindur në 15 janar të vitit 1951 në Lavdar të Oparit të Rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role, të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës. Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku V” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit. Më vitin 2008, ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës “Velloja e bardhë” e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv “Flamur në dallgë” në vitin 1977. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin “Njerëz në rrymë”, rolin e Samiut në filmin “I dashur armik” në vitin 2004 etj. Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin Marko Bitraku ka lindur në 15 janar të vitit 1951 në Lavdar të Oparit të Rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role, të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës. Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku V” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit. Në vitin 2008, ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës “Velloja e bardhë” e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv “Flamur në dallgë” në vitin 1977. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin “Njerëz në rrymë”, rolin e Samiut në filmin “I dashur armik” në vitin 2004 etj. Me një karrierë më shumë se 40-vjeçare, të ndarë mes kinemasë dhe teatrit duket se kjo e fundit ishte më shumë se një dashuri për Bitrakun. Një vit më parë ai u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar me komedinë “Loja e dashurisë dhe rastësisë” me regji të Hervin Çulit, ku interpretoi pranë të birit, aktorit të ri, Besmir Bitraku.  “Marrëdhënia jonë artistike është profesionale, në kuptimin që ai është djali i ri dhe ka nevojë për më shumë. Asnjëherë aktori nuk duhet të kënaqet me atë që ka arritur, asnjëherë aktori nuk bën më të mirën më të mundshme. Ai do, por kur janë të rinj kanë nevojë për mbështetje ose dhe kritika, ka nevojë për sugjerime ose këshilla, të cilat tani për tani ai i pret me shumë dashamirësi”, do të shprehej ai në një intervistë. Vitet e fundit, ai ishte angazhuar në disa teatro, si në Korçë qytetin e lindjes, Durrës apo Tiranë. “Aktori po nuk punoi mbaron. Nuk ka rëndësi se ku punon, në Korçë, Durrës, Tiranë, Shkodër, etj., por duhet të punojë. E rëndësishme është që ai të jetë në aktivitet. Nëse një aktor vegjeton, është shumë e vështirë për të. Për mua është pak e lodhshme, sepse dhe mosha bën të vetën, por kjo është jeta e aktorit”, do të shprehej ai. Deri në fund të jetës Bitraku nuk u nda nga shqetësimet e teatrit, nga ajo çfarë po kalon teatri “Shqip” sot. “Teatri në përgjithësi po kalon një kohë të vështirë. Probleme ka shumë në teatër, por këto nuk zgjidhen menjëherë. Si fillim duhen bërë ligjet mirë, sepse të shkosh në Teatrin e Korçës, i cili për mua është teatër i mirë, ka aktorë të mirë dhe vijon të jetë i tillë, por aktorët janë me një pagë minimale deri në 350 mijë lekë, imagjinoni vështirësitë në një kohë kur ata krijojnë një atmosferë në teatër. Artisti është si fëmija, ngopet dhe me një duartrokitje, por pushtetarët nuk duhet kurrsesi ta lënë në këtë gjendje teatrin dhe artin në përgjithësi”, shprehej ai. Aktori pranonte ashtu si gjithë artistët këto vite, se momentet e vështira kanë qenë pas viteve ’90”. “Momenti më i vështirë në jetën artistike ka qenë pas viteve ’90. Pas këtyre viteve, mendimi ishte se çfarë do të bëhej me artin, jetën artistike, sepse problemet ishin të shumta”, shprehej ai. Humbja e Bitrakut, është një humbje për teatrin shqiptar që humbi një nga karakteret më të mirë të artit të komedisë.