Kryesoret Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri

744
SHPËRNDAJE

Frasheri KristoNdahet nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Lajmi ëshytë bërë i njohur nga Akademia e Shkencave, ku thuhet se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale. Homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave.

Akademia e Shkencave shpreh ngushëllimet e saj për familjen Frashëri. “Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave. Kristo Frashëri është i njohur për prodhimtarinë shkencore përreth 70 vjet.

Veliaj shpreh ngushëllime për Kristo Frashërin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, historiani dhe akademiku i njohur, të cilit pak kohë më parë i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi”. “Kristo Frashëri na kujtoi se s’kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Twitter.

1 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)