Kryesoret Shqipëria do të strehojë 2 mijë muxhahedinë. SHBA do e ndihmojë me...

Shqipëria do të strehojë 2 mijë muxhahedinë. SHBA do e ndihmojë me 20 milionë USD

2365
SHPËRNDAJE

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, gjate mberritjes se tij ne aeroportin "Nene Tereza", i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane. /r/n/r/nSecretary of State John Kerry as he leaves his plane on his arrival in Tirana, Albania, 14 February 2016. US Secretary of State John Kerry is in Tirana for a one day official visit.Numri – Aktualisht, në kampin e Lirisë ndodhen 1970 përfaqësues të opozitës iraniane të njohur ndryshe dhe si muxhahedinë. Qëndrimi në këtë kamp është cilësuar nga UNHCR-ja si e papërshtatshme

Vlerësimi – UNHCR-ja nëpërmjet një deklarate të dhjetorit të vitit të shkuar jep vlerësim maksimal për Shqipërinë për akomodimin e njëmijë muxhahedinëve të strehuar në kampin e Lirisë

Zyrtari i DASH:

Prej muajsh, negociata me Tiranën zyrtare për pranimin e opozitarëve iranianë

Shqipëria do të mirëpresë dhe 2 mijë muxhahedinë të tjerë, të cilët pritet të ikin nga Kampi i Lirisë ku janë strehuar opozitarët iranianë. Sipas Zërit të Amerikës, për të realizuar këtë projekt të zhvendosjes së opozitarëve muxhahedinë do të shpenzohen 20 milionë dollarë amerikanë. Kështu shkruan “Zëri i Amerikës” (VOA) në versionin e gjuhës angleze, duke ndriçuar kështu dhe arsyet se vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë. Artikulli është Pamela Dockins, e cila ka shoqëruar udhëtimin e Kerry-t në Shqipëri. “Zëri i Amerikës” në versionin anglisht, duke cituar zyrtarin e DASH shkruan “Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë”,

“Zyrtari i DASH tha se Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA.

“Zëri i Amerikës” raporton se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë si nga ana teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e grupit që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në operacionet e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën kundër terrorizmit. Sipas zyrtarit të lartë amerikan ndihma shkon në 20 milionë dollarë, teksa asistenca amerikane në Shqipëri shtrihet gjithashtu në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. “Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka qenë në Shqipëri për të falënderuar qeverinë shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian të njohur ndryshe si muxhahedinë”, kështu shkruan VOA, duke cituar një zyrtar të lartë të DASH.

Opozitarët

Prej kohësh qe folur që SHBA-ja i kishte kërkuar Tiranës zyrtare që të strehonte 2 mijë opozitarë muxhahedinë. Sipas burimeve të gazetës “Shqip” kërkesa për strehimin e tyre ka ardhur fillimisht nga ndihmëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, gjatë vizitave zyrtare që ajo ka pasur në Tiranë. Kryeministri Edi Rama mësohet se i pati premtuar për pranimin e numrave të muxhahedinëve, por jo në një numër kaq të lartë sa po pranohen aktualisht, rreth 2 mijë të tillë. Këto negociata mësohet se janë zhvilluar gjatë vizitës zyrtare që Nuland pati në muajin korrik të vitit të kaluar. Mënyra se si kanë rrjedhur ngjarjet mësohet se këto tratativat ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës duket se kanë vijuar deri në ditët e sotme, deri kur Tirana zyrtare pranoi që të presë numrin në fjalë për muxhahedinët. Kampi i Lirisë, Ashraf, ndodhet në pjesën mes kufirit të Irakut dhe Iranit. Kampi ndodhet në veri të qytetit irakian në provincën Al-Khalis në Diyala, rreth 44 milje nga kufiri perëndimor të Iranit. Ky kamp mori emrin Ashraf Rajavi, pasi një i burgosur i famshëm politik në kohën e Shahut i cili ishte në mesin e grupit të fundit të aktivistëve politikë të lëshuar nga burgjet e regjimit të Shahut në vitin 1979. Ndërkohë që në një deklaratë të publikuar nga Komisionieri i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit të kaluar vlerësohet kontributi i Shqipërisë për të marrë një pjesë të mirë të refugjatëve të strehuar në këtë kamp. “UNHCR vlerëson thellësisht hapat e ndërmarrë nga disa vende për të transferuar banorët në situata të sigurisë. Shqipëria ka kontribut të shquar në këtë përpjekje humanitare, meriton vëmendje të veçantë. Shqipëria ka marrë më shumë se tre të katërtat e banorëve, të cilët janë transferuar. Përpjekjet e kanë kontribuar shumë në përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje për këtë grup të njerëzve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga UNHCR-ja pas verifikimit të kryer në Kampin e Lirisë nga komisonieri i Lartë për Refugjatët, António Guterres. Shqipëria ndërkohë pritet të përgatisë ambientet për pritjen e muxhahedinëve të tjerë.