Botë Lajme bote shkurt

Lajme bote shkurt

98
SHPËRNDAJE

terroristet 1 terroristet 2Francë

Opozita kërkon të ndalen xhihadistët

Sulmet e Brukselit kanë ritrazuar edhe njëherë Francën, që u trondit më 13 nëntorin e shkuar nga atentatorët që vranë 130 persona. Autoritetet kanë shtuar forcat e policisë, kanë forcuar kontrollet dhe kanë mbyllur kufijtë. Megjithatë, opozita franceze kërkon që ndaj xhihadistëve reagimi të jetë edhe më i fortë. Politikanët kërkojnë që të favorizohet një formë ndalimi e individëve të kthyer nga Siria. Numri i xhihadistëve që vijnë mbrapsht nga Siria e Iraku është gjithmonë e më i madh, kujtojnë opozitarët francezë, të cilët hedhin idenë e krijimit të disa qendrave të posaçme paraburgimi për ta. “Është e rëndësishme të kalohet menjëherë në këtë procedurë dhe të bëhet mbyllja reale e jo fiktive e kufijve, siç e kemi parë të ndodhë këto javët e fundit”, deklaroi drejtuesja e Frontit Nacional, Marine Le Pen. Ndër propozimet e tjera renditet ristrukturimi i shërbimit policor të vendit dhe mbyllja e të gjitha vendeve të predikimit radikal.

 

Trump

“Myslimanët të paaftë, nuk tregojnë për të dyshuarit”

Kryesuesi i garës për nominim në Partinë Republikane, Donald Trump, fshikulloi myslimanët, sepse kanë dështuar të raportojnë aktivitetet e dyshimta brenda vetë komuniteteve të tyre. Ai shtoi se duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar në parandalimin e ngjarjeve si këto të Belgjikës. “Kur sheh një problem, ti duhet ta raportosh dhe ata nuk raportojnë. Ata nuk raportojnë absolutisht asgjë, e ky është një ngërç i madh. Abdeslam-i fshihej në lagjen ku ishte rritur e askush nuk e kallëzoi në polici. Kjo që ndodhi supozohet të jetë shpagim për arrestimin e tij, e ky është një turp”, tha miliarderi. Trump këshilloi se është më mirë që myslimanët të mos hyjnë në Europë. Pak pas sulmeve të Brukselit, mesazhi i tij në “Twitter” qe: “E mbani mend Brukselin? Nuk është më”.