Extra ShowBiz “Jena na” kryeson “The Top List”

“Jena na” kryeson “The Top List”

511
SHPËRNDAJE

ardit-mvzd0qtb0nutc7whcee7lnelnb3txm99prlvaa46tk“Jena Na” thotë Ardit Cuni dhe Vesa Smolica por duket se bashkë me ta janë dhe të gjithë fansat, të cilët kanë votuar dyshen e talentuar, duke bërë që këtë javë të kryesojnë “The Top List”.

“Jena Na” është bërë pjesë e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare rreth 5 javë më parë, ku për dy javë është pozicionuar në vendin e dytë ndërsa për këtë javë rrëmben trofeun e vendit të parë.

Kjo javë nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në renditje, pasi shumica e këngëve janë ngjitur ose zbritur me 1 ose 2 pozicione.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, në këtë javë janë futur 3 të tilla, MC Kresha & Lyrical Son “Spo ma nin”, Nora Istrefi “Majëm” dhe Getinjo Ft. Kida “Ku je”, duke bërë kështu që të mos jenë më pjesë e renditjes Mc Kresha  & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop, Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet dhe Besa – Hangover.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jetë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 37-të të “The Top List”, Top Awards:

Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
Xhensila – Hight Love
Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
Alban Skenderaj – Engjell
Butrint Imeri – E Jona
Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
Elvana Gjata – Njesoj
Alban Skenderaj – Duart lart
Mc Kresha & Lyrical Son – Spo ma nin
Lyrical Son – I re pishmon
Nora istrefi – Majem
Adrian Gaxha & Franques – My Girl
Young Zerka – Love
Getinjo ft. Kida – Ku je?
Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
Offchestra – Pa Jelek
Dafina – Shot calling

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)