Extra Kuriozitete I mbijetuari nga kanceri printon në 3D një pjesë të fytyrës

I mbijetuari nga kanceri printon në 3D një pjesë të fytyrës

1258
SHPËRNDAJE

BurriNjë i mbijetuar nga kanceri, fytyra e të cilit u shkatërruar nga një tumor, i la atij një vrimë në sy, hundë dhe mollëz, është bërë personi i parë që ka përfituar nga proteza e fytyrës në 3D. Ish-shitësi Carlito Conceiçao ka jetuar me një vrimë në fytyrë dhe një protezë aspak të rehatshme, që e ka mbajtur që nga viti 2008. Tani me anë të printimit 3D, ai ka mundur që të zëvendësojë pjesën e munguar të fytyrës.

Burri 2Hulumtuesit tani shpresojnë që të trajnojnë sa më shumë njerëz që është e mundur, për ta bërë këtë teknologji të përballueshme dhe praktike, në dispozicion të njerëzve në mbarë botën. Zoti Conceiçao, 54 vjeç, u diagnostikua me kancer në pjesën e sipërme të nofullës, nga një formë agresive. Kanceri u përhap me shpejtësi, duke i shkatërruar indet e fytyrës, në anën e djathtë të saj dhe gjysmën e qiellzës, duke i dëmtuar edhe fytin.

3DOperacioni i shpëtoi jetën, duke ndaluar përhapjen e kancerit, përpara se ai të arrinte trurin, por kur tumori u lëviz, i mori atij syrin e djathtë, një pjesë të hundës, duke e çuar atë në depresion. Që pas operacionit, 8 vjet më parë, zoti Conceiçao, babai I dy fëmijëve, që ishte një shitës në Sao Paulo, vendosi një protezë të pakëndshme, për të mbuluar defektin e tij. Tani ai është i lumtur që ka një protezë të re. “Proteza e parë, ishte me cilësi të dobët dhe ndihesha i shpërfytyruar. Më dukej vetja i tmerrshëm. Humba besimin në vetvete dhe rashë ne depresion të thellë. Nuk mund të punoja dhe mbaja gjithmonë syze dielli”, tha ai.  3D2

5 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)