Aktualitet Studentja i hedh salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla (Video)

Studentja i hedh salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla (Video)

7657
SHPËRNDAJE

lindita-nikollaNjë aktiviste e Lëvizjes për Universitetin i ka hedhur salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku zonja Nikolla ishte e ulur në radhën e parë gjatë Samitit të Studentëve të FRESH dhe aktivistja Mirela Ruka i është afruar me qetësi dhe e ka sulmuar në befasi. I pranishëm në këtë samit ka qenë deputeti Pandeli Majko dhe kryeministri Edi Rama.

Në videon e publikuar nga Lëvizja në faqen e saj në Facebook, shihet momenti kur një vajzë ecën qetësisht dhe i afrohet ministres dhe më pas i hedhën bojën në flokë. Lëvizja njofton në faqen e vet në Facebook se vajza është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë.

“ Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, thuhet në njoftim.

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)