Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe themeluesi i organizatës politike, LIBRA, Ben Blushi ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka ndikuar në gjykatë për lirimin me kusht të kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Përmes një statusi të publikuar Blushi thotë se është Lul Berisha ai që i ka siguruar punë në bashki Vangjush Dako, si edhe shumë shokëve të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Sipas Blushit, kjo është arsyeja pse nuk bëhet Vettingu i gjyqtarëve, për të liruar nga burgu gjithë kriminelët.
‘FORMULARI I RILINDJES !
Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!’-shkruan Blushi.
15 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)