Të paktën 5.878 civilë janë vrarë në Irak në vitin 2016. Kështu raportohet nga misioni i asistencës së OKB-së për Irakun (Unami), duke saktësuar se edhe 12.388 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Megjithatë bëhet fjalë për të dhëna jo të plota, sepse siç ka nënvizuar Unami, bilanci nuk përfshin viktima civile në provincën perëndimore të Anbarit për muajin maj, korrik, gusht dhe dhjetor. Për këtë, totali “duhet të konsiderohet si minimumi absolut”.
3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)