Gruaja e autorit të mundshëm të masakrës së Stambollit është arrestuar. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi lokal që citon burime të policisë vendëse.
Gazeta “Haberturk” shton që gruaja është ndaluar në provincën anatomike të Konias, ku vrasësi ka mbërritur me të dhe dy fëmijët në fund të nëntorit, i ardhur nga Kirkizstani. “Sulmin në lokal e mësova nga televizioni, – i ka thënë gruaja policisë turke. – Nuk e kisha idenë që bashkëshorti im ishte një simpatizant i ISIS-it”. Për momentin, hetuesit turq, ruajnë çdo të dhënë mbi identitetin e atentatorit të dyshuar.
Sipas burimeve të sigurisë, vrasësi i Stambollit i përket minorancës turkofone dhe myslimane të ujgurëve, me origjinë nga rajoni kinez i Xinjiangut.
3 janar 2017 )gazeta-Shqip.com)