Një zjarr që ka përfshirë një bllok apartamentesh në lagjen Cukurambar, ka lënë të paktën 30 persona të lënduar në Turqi.
Zjarri ka rënë në Ankara dhe ekipet e shpëtimit dhe mjekët janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Të lënduarit janë hospitalizuar ndërsa shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.
3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)