Drejtoi mjetin në gjendje të dehur, 45-vjeçarin provokon një aksident duke plagosur dy persona. Burime nga Policia e Librazhdit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Fatmir Terziu, 45 vjeç, banues në Librazhd
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Nissan” me targa LB 2354 A, në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, është përplasur me mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 375 LF, drejtuar nga shtetasi E.Q, 25 vjeç banues në Lushnjë.
Si pasojë janë aksidentuar shtetaset H.T, 81 vjeçe dhe Z.T, 42 vjeçe të dyja banuese në Librazhd , të cilat kishin qenë pasagjere në mjetin me targa LB 2354 A.
Të dyja shtetaset, pasi morën ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)