Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Kevin Dukati, 19 vjeç, banues në Sauk të Vjetër, Tiranë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike dhe një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar, në banesën e Kevin Dukati, iu gjetën e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, rreth 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.
4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)