Dy të rinj, shpërndarës droge janë arrestuar nga Policia e Dibrës, duke i sekuestruar edhe 200 doza me kanabis. Sipas policisë, të rinjtë lëndën narkotike do ta shpërndanin në lokale pika bastesh dhe lojna fati.


Të arrestuarit janë Elton Keshi, 20 vjeç, banues në Majtar, Dibër, i cili posedonte lëndën narkotike si dhe Fatjet Kaca, 21 vjeç, banues në Peshkopi, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje”, i cili do ta  shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Peshkopisë.


Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 200  doza me peshë 200 gram lëndë e dyshuar kanabis sativa.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”  .


7 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)