Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar gjatë natës në aksin rrugor Divjakë- Këmishtaj, në fshatin Mërtish.


Sipas policisë, rreth orës 01:30, shtetasi J.Rr, 22 vjeç, banues në fshatin Gungas, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 567 NM ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.


Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)