Tre persona janë vënë në pranga me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Enea Kapo, Skerdi Hyka dhe B. Spahiu.
Këta persona nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontroll, ndërkohë që njëri prej të arrestuarve ka goditur punonjësin e policisë.
“Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 08.01.2017, rreth orës 23:30 në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë nuk i janë bindur urdhrit për kontroll të punonjësve të policisë kriminale ku më pas kanë goditur njërin prej agjentëve të policisë kriminale gjatë kryerjes së detyrës, shtetasin F. T”, sqaron policia.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)