Kryesoret Afera CEZ, Balla publikon e mail-in që përfshin Shkëlzen Berishën

Afera CEZ, Balla publikon e mail-in që përfshin Shkëlzen Berishën

1078
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Dje Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit te OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj, i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompaninë CEZ.

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Taulant Balla ka publikuar sot prova të reja. Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Balla publikon një e-mail, ku sipas tij, përfshirja e djalit të ish-kryeministri (Shkëkzeni) Berisha në privatizimin e CEZ-it, është e qartë.

Komisioni ka administruar nga një bankë e nivelit të dytë disa llogari bankare të Nue Kalaj, i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro. Këto shuma më pas i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vëtem pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Gjithashtu Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka bërë keto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj.

Sipas deputetetit socialist, për Nuel (Nue) Kalaj, në dëshminë e dëshmitarit Romeo Karra në Komisionin Hetimor rezulton të ketë qenë edhe ndërmjetësi i kontakteve dhe bisedave ndërmjet Qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ.

“Sot po publikojmë një ndër shumë provat e pakontestueshme, e cila dëshmon qartë rolin që ka luajtur Neul Kalaj. Ai ka qene i lidhur me te birin e Kryeministrit të asaj kohe, Sali Berishës, – shkruan Balla në ‘Fb”. – Kjo kuptohet qarte në këtë e-mail, ku drejtori çek në Shqipëri, Josef Hejsek i thotë n/drejtorit të CEZ-IT në Pragë Tomas Pleskac, se do ta priste bashkë me Nuelin në aeroport në sallonin VIP. Hejseku thotë gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me të birin do ta shtyjmë për nesër pas ardhjes së Kryeministrit. Pra kuptohet që Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it në Pragë) së bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me Kryeministrin dhe pastaj me të birin e tij. Sot nuk po bëj asnjë pyetje. Pyetjet do t’i bëhen në komision hetimor dhe më pas. Hetimi parlamentar vazhdon”, – përfundon Balla.

E-maili i publikuar nga Taulant Balla në faqen e tij në “Facebook”

11 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)