Aktualitet Durrës, arrestohet polici kufitar, lejoi të kalonte heroinën në Itali

Durrës, arrestohet polici kufitar, lejoi të kalonte heroinën në Itali

918
0
SHPËRNDAJE

Një efektiv i policisë kufitare në Durrës është arrestuar nga SHÇBA me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ka lejuar të kalojnë në vijën e parë të kontrollit 2 shtetas me lëndë narkotike.

Mësohet se Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës një ditë më parë rreth orës 19:30, duke shkelur urdhrin e eprorit efektivi i Policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundërligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.

Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.

Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.  Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)