Ekonomi Hetimet për CEZ-in, reagon sekseri: Nuk i fshihem drejtësisë

Hetimet për CEZ-in, reagon sekseri: Nuk i fshihem drejtësisë

522
0
SHPËRNDAJE

Pasi nuk është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ, Nuel Kalaj, i dyshuari për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke në privatizmin e OSHEE-së në 2009, ka reaguar përmes një email-i.

Ai thotë se, këto ditë ndodhet në Kosovë për arsye familjare, ndërsa njoftimin për t’u paraqitur në komision e ka marrë vetëm një ditë para mbledhjes.

Kalaj thotë se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kishte të pamundur të udhëtonte në Tiranë. I dyshuari si sekser thotë se, në asnjë rrethanë nuk do të fshihet dhe nuk do t’i largohet përgjegjësisë sa i përket kësaj çështjeje.

Kalaj mbron aktivitetin e tij duke thënë se, është i mbështetur në baza ligjore dhe se marrëveshja me ÇEZ-in është kontraktuale. Pas periudhës së pushimit, Kalaj thotë se është i gatshëm të paraqitet vullnetarisht pranë komisionit parlamentar.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)