Aktualitet Ngricat dhe moti i ftohtë, katër viktima në qytete të ndryshme

Ngricat dhe moti i ftohtë, katër viktima në qytete të ndryshme

631
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Katër viktima të tjera janë shënuar sot nga i ftohti i acartë janë regjistruar sot në Tiranë, Pogradec, Fier dhe Durrës.

Sipas policisë së kryeqytetit, rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni. Priten shërbimet e polumbarëve për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Në Fier një 40 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht në rezervuar teksa tentonte të kalonte mbi sipërfaqen e ngrirë të tij. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13: 20 minuta në liqenin e fshatit Petovë të Fierit.

“Shtetasi H.Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroi sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen”, – informon policia. Në vendngjarje janë nisur polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga thellësia.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit. Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezur ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.

Ndërkohë, një tjetër viktimë është verifikuar po këtë të martë në Durrës. Bëhet fjalë për një grua që është gjetur e pajetë, edhe ajo në banesën e saj.

Ajo është identifikuar si shtetasja Shpresa Muça, 68 vjeç. Sipas fqinjëve të saj, ajo jetonte vetëm dhe vuante nga një sëmundje kronike dhe vdekja e saj ka ardhur nga i ftohti i ditëve të fundit. Dyshohet se ajo kishte 3 ditë që kishte ndërruar jetë.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)